E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Basha: Nëse opozita fiton zgjedhjet, unë do jem kryeministri

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha deklaroi se do të jetë ai kryeministri i ardhshëm nëse opozita fiton zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha u shpreh se kjo është një preferencë e qytetarëve që të jetë ai në krye të qeverisë, por edhe një vendim i koalicionit.

“Unë jam kandidati për kryeministër i të gjithë opozitës. Është një vendim i shpallur, jo vetëm si vendim i koalicionit, por edhe i pëlqimit të qytetarëve. Shihet në terren se qytetarët kanë një preferencë të qartë që unë të jem kryeministri i ardhshëm.

Po vjen ora për ndryshim, për të larguar këtë qeveri dhe për të vendosur një standard të ri. Do jenë vendime taktike, për të cilat ne po konsultohemi. Ne kemi një preferencë të vetme të gjithë. Jemi në fund të rakordimeve politike, për të bërë atë që është e nevojshme në nivelin taktik. Të bëjmë të mundur që asnjë votë të mos shkojë kot. Në funksion të këtij qëllimi do shfaqim edhe taktikën tonë”, tha Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pamje të rënda/Përplasen 2 makina, kalimtari që priste në trotuar humb këmbët

Kalimtari që u përplas sot nga një makinë në Tiranë, për fat të keq ka humbur të dyja këmbët. Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin...

Ne nuk jemi gati për Evropën pa Angela Merkelin

Nga: Mujtaba Rahman “Politico.eu” 2021 është viti kur Evropa do të duhet të mësojë që të jetojë pa Angela Merkelin. Kancelarja gjermane do të tërhiqet...

Rama do fërkojë duart, për sa kohë që opozitarët mbeten pragmatistë

Nga: Ben Andoni Do kishin një zë shumë më të besueshëm për publikun shqiptar nëse do të tregonin se konform programit dhe fizionomive, partitë e...

Vendim i papritur/ Një tjetër konkurrent i “Për’puthen” lë emisionin

Pavarësisht shikueshmërisë dhe suksesit në "Për'puthen", konkurrentët të pakënaqur marrin vendime për të lënë emisionin. Emini nga Kosova, ka marrë vendimin e papritur për tu...

Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit

Nga: Kreshnik Spahiu Kosova dhe Shqipëria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare. Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi? Nëse në Kosovë fitorja e...