Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mina me telekomandë në qendër të Tiranës/Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mina me telekomandë në qendër të Tiranës/Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt

Shënjestra e atentatit të ndodhur dje në Tiranë, Preng Gjini, ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr trajtim mjekësor.

Mjeti tip Mercedes Benz me të cilin udhëtonte ai, ishte i kushëririt të tij. Burime nga grupi i hetimit kanë thënë se lënda plasëse tritol, ishte vendosur mbi gomën e parë të makinës, në anën e pasagjerit. Ka qenë pikërisht vendosja e tritolit në anën e pasagjerit, që i ka shpëtuar jetën 51-vjeçarit.

Forcat xheniere, nisur nga matjet në mjet, dyshojnë se në këtë atentat është përdorur 400 deri në 500 gram eksploziv. Lënda plasëse ishte vendosur sipër gomës së parë, nga ana e pasagjerit. Prej vdekjes së të vëllait, 51 vjeçari ka jetuar i fshehur, pasi i druhej një atentati.

Pjesën më të madhe të kohës ka jetuar në Tiranë, ndërsa 2 vajzat e tij dhe bashkëshortja jetojnë në Amerikë. Ai kryente levizje shumë të pakta në kryeqytet, dhe pjesën më të madhe të kohës ishte në shoqërinë e kushëririt të tij, që ka banesën shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi.

Ngjarjet kriminale

Në gusht të vitit 2019, në një atentat mafioz u vra Armando alias Tonin Gjini, vëllai i Preng Gjinit. Ekzekutimi ndodhi në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit. 48 vjeçari ka qenë duke udhëtuar me makinë me bashkëshorten dhe fëmijët. Në një moment, bashkëshortja e Gjinit ka zbritur nga makina për të blerë diçka në një dyqan, së bashku me vajzën, ndërsa viktima i ka pritur ato në makinë së bashku me djalin e tij. Në këtë moment, automjetit brenda të cilit ishte Gjini dhe djali i tij i është afruar një fuoristradë me xhama të zinj dhe ka qëlluar menjëherë me breshëri kallashnikovi ndaj 48-vjeçarit. Djali i mitur i Gjinit, i cili fatmirësisht nuk ka marrë asnjë plumb nga breshëria e armës automatike, e ka parë të gjithë ngjarjen. Viktima është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.

Menjëherë pas atentatit mafioz, në vendin e ngjarjes shkuan uniformat blu, ku pas rrethimit të zonës ku ndodhi vrasja, ngritën një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Makina me të cilën u bë atentati u gjet e djegur dy orë më vonë në fshatin Gziq të Mirditës. Në 12 Maj të 2018, Armando Gjini u arrestua bashkë me 17 persona të tjerë si pjesë e grupit kriminal të Met Kananit, i njohur si bosi i një klani ndërkombëtar droge që vepronte në Turqi. Gjithashtu brenda makinës është gjetur edhe një armë e llojit kallashnikov, ndërsa hetimet paraprake tregojnë se makina rezultonte e vjedhur.

Armando Gjini i shpëtoi një atentati me tritol. Makinës në pronësi të Armando Gjinit, i njohur për drejtësinë si pjesë e grupit të Met Kananit ishte vendosur një sasi eksplozivi në sedilje, por atëherë fatmirësisht nuk shpërtheu. Gjini tregoi atë kohë se në mëngjes kishte marrë makinën tip ‘Benz’ të parkuar poshtë pallatit, për të dërguar fëmijët në shkollë pasi ishte shi, por pa e ditur se në automjetin i tij kishte qenë një “minë me sahat” dhe që mund të shpërthente nga momenti në moment. Pasi konstatoi pakon, ai njoftoi menjëherë policinë, e cila e s’postoi në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar.

Tags: eksplozivpreng gjinitiranetritol

TË LIDHURA

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë
Aktualitet

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni
Aktualitet

Ulëz/ Vrasja e 23-vjeçarit, priten shoqërime. Të enjten nxirret makina nga liqeni

20:02 | 09/07/2025
Next Post
Mesazhet/ U shpalli ‘luftë’ ndërkombëtarëve, Metës i del situata nga kontrolli

Çfarë fshihet pas ultimatumit të fundit të Ilir Metës

“Sfida vazhdon edhe këtë vit”, Evi Reçi publikon datën e nisjes së emisionit (VIDEO)

“Sfida vazhdon edhe këtë vit”, Evi Reçi publikon datën e nisjes së emisionit (VIDEO)

A po shet toka Hashimi, ashtu siç e shiti detin Lulzimi

As “Skënderbeu” s’mund të qeverisë Shqipërinë 3 mandate, vetëm me këto Mamica

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…
Aktualitet

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

by mirseda
21:20 | 09/07/2025
0

Analisti Arben Meçe thotë se Ervin Salianji është viktimë e kreut të PD, Sali Berisha. Në një...

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

20:49 | 09/07/2025
Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

Ka luajtur më parë te Barcelona B, Egnatia nënshkruan me mbrojtësin

20:47 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com