E shtunë, 26 Shtator, 2020
19 C
Tirana

Çfarë fshihet pas ultimatumit të fundit të Ilir Metës

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Ndodh e papritura në emisionin “Përputhen”, konkurrenti largohet me urgjencë nga studio (VIDEO)

Çdo ditë emisioni "Përputhen” në Top Channel ofron shumë surpriza. Me plot të papritura ishte emisioni i djeshëm, ku një nga protagonistët e ka...

“Zhidro u qëllua me snajper”/ Artan Hoxha: Nëse do shpërthente tritoli, rrafshohej pallati

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të tjera nga ekzekutimi i Lefter Zhidros në Elbasan, nga forcat RENEA. Sipas gazetarit, nëse armatimi që 71-vjeçari kishte...

Nga: Alfred Peza

Me futjen në lojë të Presidentit të Republikës, për çështjet e diksutimeve në tryezën e Këshillit Politik, u kuptua se opozita e rrugës po i rikthehet avazit të saj të vjetër përpara zgjedhjeve të reja; përpjekjeve për bllokim.

Ilir Meta i kaloi në heshtje ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut të miratuara në Parlament. Por tani u kujtua se ato nuk vlejnë. Ndaj sipas tij, duhen marë në konsideratë për tu reflektuar në Kodin Zgjedhor, vetëm pikat e marrëveshjes së PS me PD e LSI, më 5 qershor.

Të vjen për të qeshur e për të qarë nga kjo qasje e Kryetarit të Shtetit, që flet sikur të ishte Kryetari i Opozitës. Sepse për marrëveshjen e 5 qershorit në tryezën e Këshillit Politik me opozitën e rrugës, rekomandimet e OSBE/ ODIHR duheshin zbatuar me patjetër, pasi për to po bëhej reforma e re elektorale. Por për hir të frymës së konsensusit, për hir të stabilitetit dhe gjetjes së një zgjidhje politike, PS e tejkaloi atë duke pranuar të gjitha kërkesat e PD dhe LSI.

Ndërsa tani, për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut të propozuara nga opozita e re parlamentare, nuk ka asnjë rekomandim nga ODIHR. Kuvendi ishte në të drejtën e saj legjime për ti miratuar ato. Ndaj edhe ndërkombëtarët, nuk i kanë kundërshtuar. Por pavarësisht kësaj, Ilir Meta thotë se “kërkesa e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODIHR, nuk duhet refuzuar”. Atëherë kur zbatimi i rekomandimeve të ODIHR ishin të detyrueshme ato u tejkaluan, ndërsa tani që nuk janë, kërkohet që të bëhen!

Po çfarë kërkesash ka shtruar opozita në tryezën e Këshillit Politik?

E para, ruajtjen e formës së koalicioneve sipas mënyrës së vjetër.

E dyta, hapja e listave 100%.

Po pse kërkon opozita e rrugës që të ruhen koalicionet e vjetra, (kushti parë) të cilat siç është sqaruar tashmë, nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës demokratike?

Sepse Lulzim Basha ka një hall të madh për të futur në listë të sigurtë, aleatët e saj të vegjël: Mediu, Ndoka, Shehi, Dule, Idrizi, Duka… Ndërkohë që kjo ka hasur në një rezistencë të madhe brenda demokratëve, sepse nxjerr jashtë Parlamentit, disa figura të PD për të futur kryetarët e partive të vogla, që kanë mbetur pa struktura e pa anëtarë.

Lexo edhe :   “Çdo qëndrim kokëfortë, s’do i shërbente të ardhmes drejt BE-së”, Meta kundër ndërtimit të HEC-eve në lumin Vjosë
Lexo edhe :   Takimi me ambasadorët e BE/ Meta: Garantimi i zgjedhjeve të lira, kyç për të ardhmen evropiane të Shqipërisë

Ndërsa për kushtin e dytë, atë të hapjes me 100% të listave të kandidatëve për deputetë, PS thotë që është e gatshme. Por, formula e re duhet patjetër që të reflektojë dhe të garantojë në fund të procesit, balancat gjinore të përfaqësimit në Kuvendin e ri.

PD dhe LSI duke kërkuar që propozimet të shkojnë tani për “ekspertizën e ODIHR”, në thelb kërkojnë që të bllokojë implementimin në Kodin Zgjedhor, të ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Kjo ekspertizë e pakërkuar asnjëherë nga ODIHR, kërkon të paktën disa muaj kohë, gjë që i shtyn ato për në “kalendat greke”. Kësisoj praktikisht, në zgjedhjet e pranverës së ardhshme, futemi me rregullat e dikurshme të koalicioneve të vjetra.

Por ndryshimet tashmë janë miratuar në Parlament, kësisoj dhe ky debat, është i tejkaluar. Ato janë miratuar më pas, në heshtje, edhe nga vetë Presidenti i Republikës. Ndaj opozita e rrugës nuk mund ti bllokojë ato, por është e mirëpritur të kontribuojë për impemtenimin e tyre, sa më mirë. Mazhorancës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse ti implementojë ato sa më parë. Duke i dhënë në këtë mënyrë kohën dhe mundësinë, të gjithë aktorëve dhe faktorëve politikë që do të marin pjesë në zgjedhjet e reja, të përgatiten e të vazhdojnë fushatën elektorale.

PS i ka dhënë kohë opozitës brenda të premtes (18 shtator) që të sjellë propozimet e saj për; pragun, koalicionet dhe hapjen e listave. Deri në 30 shtator pas kalimit edhe nëpër komisionet përkatëse, Parlamenti pritet që ti miratojë.

Opozitës së rrugës i mbetet: Ose të jetë bashkëpunuese për ta ruajtur frymën e konsensusit, në të mirë të klimës politike. Ose përpjekjet e saj të reja, për bllokim dhe vendosjen e diktatit mbi mazhorancën, të kenë fatin e tyre të vjetër!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Tragjike/ Rrëzohet avioni ushtarak në Ukrainë, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona, përfshirë studentë nga një shkollë ushtarake, mbetën të vdekur dhe pas rrëzimit të një avioni ushtarak pranë Kharkivit në Ukrainë. Vetëm...

Koronavirusi, OBSH në Shqipëri ofron mbështetje për strategjinë vjeshtë-dimër

Në një kohë kur vendi ndodhet përballë shifrave të larta të COVID-19, duhet një strategji e qartë e përballimit të saj në muajt në...

Shqipëria paditet në arbitrazh për koncesionin e terminalit të kontejnerëve në Durrës

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në  portin e Durrësit, kanë bërë një padi në...

Kanadaja njofton blerjen e 20 milion vaksinave anti-covid

Kanadaja njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje me kompaninë farmaceutike “AstraZeneca” për të blerë deri në 20 milionë doza të vaksinës së tyre kandidate kundër...

Berisha për detin: Nëse Greqia shtrihet me 12 milje, Shqipëria humbet triliona euro naftë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, kur tha se nëse Greqia shtrin territorin e saj detar deri në 12 milje, Shqipëria...