E premte, 26 Shkurt, 2021
19 C
Tirana

Rama i prerë në Athinë: E vetmja alternativë është të jemi pjesë e BE-së

Në konferencën e organizuar nga revista prestigjoze “The Economist” me temë “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s”, kryeministri Rama tha se nuk ka asnjë alternativë tjetër, pasi e vetmja është të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se hendeqet e së shkuarës duhet të mbyllen. Mes të tjerash ai risolli në vëmendje rastin e mosmarrëveshjeve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emirit të kësaj të fundit, që u zgjidh.

“Kjo është diçka e dukshme. Dhe duket sikur ka njëlloj mallkimi sikur ne ishim në formë jo të mirë dhe nuk uleshim në tryezë.

Ne nuk kemi një alternativë tjetër, e vetmja alternativë është të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Jo sepse ne kërkojmë te miqtë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm, por sepse kjo është një kërkesë e fëmijëve tanë, e brezit të ardhshëm, është ëndrra e përhershme e brezit tanë.

Në Ballkanin Perëndimor që prej kohësh jemi përfshirë në një bashkëpunim, në një pajtim dhe mendoj që edhe pse ka çështje të tilla si çështja e Kosovës apo mosnjohja nga Serbia, ne kemi qenë në gjendje të ulemi dhe të bisedojmë të ardhmen tonë bashkë.

Këto janë kohë të veçanta, sepse jemi goditur të gjithë nga kjo pandemi. Rajoni do të jetë ai më i godituri fort. Megjithatë besoj se ka potencial për të çliruar dhe për të ecur përpara për të mbyllur hendeqin e së shkuarës.

Lajmi i mirë është se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen së  bashku. Dialogu është i vetmi instrument. Për ta përmbyllur këtë hyrje, mund të përmend një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të kësaj kohe që është zgjidhja midis MV dhe Greqisë.

Lexo edhe :   Si mund ta forcojë Makron rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor?

Kjo lidhet me diçka një situatë ku ti lufton kudër çdo lloj mundësie. Dhe gjithashtu edhe në MV si e provoi të qenit lider në integrimin e shqiptarëve në të gjithë piramidën. Ky është një mësim për të gjithë.

Lexo edhe :   Borrell: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë

Në përpjekje thjesht për të kënaqur dhe duke mos pasur kurajon për të kënaqur tabutë. Ai fiton zgjedhjet sërish, por ç’ka është më e rëndësishme ai fitoi bazuar me bindje. Nuk formësoi bindjen për shkak të konsesusit. Kjo është e rëndësishme. Unë kam mësuar nga kjo dhe shpresoj edhe ju”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rikthehet vrullshëm ndërtimi, rriten me 2.3 herë sipërfaqet e lejeve të dhëna

Sektori i ndërtimit është rikthyer vrullshëm në tremujorin e katërt të 2020-n, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si...

Twitter me risi të re, disa postime do të bëhen me pagesë

Rrjeti social Twitter do të sjellë një risi. Opsioni  i ri do të futet në muajin e ardhshëm ajo do të quhet Super Followers,...

Mjeku infeksionist bën thirrjen e fortë: Vendi duhet të futet në karantinë

Mjeku infeksonist Arben Pilaca i ka bërë thirrrje Komitetit Teknik për shtrëngim të masave sa nuk është vonë. Sipas Pilacës nuk duhet humbur asnjë sekondë,...

Ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar Ilir Metën

Ardian Dvorani është vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një gjyqtar i shquar në betejën kundër korrupsionit, dhe ky fakt ka gëzuar shumë...

Kryemadhi: Marrim 100 mandate, kam frikë se PS nuk do të dalë as e treta

Monika Kryemadhi mendon se opozita e bashkuar do të marrë 100 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në një intervistë për A2, Kryemadhi...