“Sfida vazhdon edhe këtë vit”, Evi Reçi publikon datën e nisjes së emisionit (VIDEO)

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, do të prezantojë edhe këtë sezon emisionin e pasdites në “Vizion Plus”.

Ajo ka lajmëruar ndjekësit e saj për rikthimin e “Vizionit të pasdites”, si dhe ka bërë të ditur datën e nisjes së transmetimit.

Ky emision do të nisë nga e hëna e 21 shtatorit, dhe do të jetë në transmetim çdo pasdite.

“Sfida vazhdon edhe kete vit ne @vizionipasdites
Me shume tema, te ftuar dhe ngjarje! Rikthehemi te henen 21/9 ora 17:50 ne @vizionplustv!”, shkruan ajo bashkëngjitur videos ku njofton rikthimin.