E premte, 3 Prill, 2020
3 C
Tirana

Meta thirrje të fortë shqiptarëve: Zgjohuni, jemi të rrezikuar

Lexo edhe ...

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Presidenti Meta nuk ndalet me mesazhet e njëpasnjëshme ndaj qeverisë. Mëngjesin e sotëm ai ka zgjedhur që të përçojë një tjetër apel të fortë ndaj qytetarëve. Ai u ka kërkuar shqiptarëve që të zgjohen, për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për demokracinë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit.

Kreu i Shtetit ripërsërit edhe një herë apelin që në 2 mars të vijnë të protestojnë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Për Metën, kjo protestë është për të treguar se durimi ka kapërcyer çdo kufi, dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij.

Statusi

Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.

Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

COVID-19 e gjeti Evropën të përgjumur

Më pak se një muaj para se Evropa të fillonte të përpëlitej për maska, ventilatorë dhe teste për koronavirusin, qeveritë e vendeve të Bashkimit...

Koronavirusi/ Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Përgjigjet Rama

Kreu i Qeverisë Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ndër të tjera iu përgjigj pyetjes: “Përse Shqipëria nuk bën më shumë...

Shqiptarët e mbetur jashtë/ Rama: Motra dhe vëllezër mos tentoni të vini

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” foli për shqiptarët të cilët nuk arritën të riatdhesohen. Kreu i Qeverisë tha se sapo...

Akti Normativ mbi pagesat e qirave/ Rama shpjegon si do paguhen Prilli dhe Maji

Kryeministri Edi Rama përgjatë një lidhje direkte në emisionin “Opinion” shpjegoi Aktin Normativ të nxjerrë nga qeveria për të rregulluar raportin e qirave në...

Lukaku shpërthen në akuza: U desh një juventin i infektuar që të ndalej futbolli

Përhapja e koronavirusit ka sjellë ndalesën e futbollit, por edhe ka tensionuar mardhëniet mes klubeve në Itali. Disa prej tyre mendonin se duhej vepruar...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT