E mërkurë, 8 Prill, 2020
23 C
Tirana

Mungesa e unitetit, po dëmton ecurinë e reformave në Ballkanin Perëndimor

Lexo edhe ...

BE 700 milion € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfiton më pak fonde

Sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 700 milion euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër koronavirusit. Përmes një postimi në...

Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Gjermani, bilanci për 24 orët e fundit

Gjermania ka regjistruar 80 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Gjermani ka shkuar në...

COVID-19/ Si paraqitet gjendja e mjekut Roland Xhaxho dhe deputetit Alimadhi

Prej rreth një muaji tashmë koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë dhe deri më tani 22 persona kanë ndërruar jetë dhe 400 raste kanë rezultuar...

Mbretëria e Bashkuar regjistron numrin më të madh të viktimave në 24 orët e fundit

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Pas disa ditësh përmirësimi të situatës, ditën e djeshme Mbretëria e Bashkuar regjistroi...

Nga: Majda Ruge “European Council On Foreign Relation”

Konferenca e sivjetshme e Sigurisë në Mynih (MSC), përkoi me disa përvjetorë të rëndësishëm. Presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, përmendi 2 prej tyre në fjalën e tij: 75-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, dhe 30-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë.

Në mënyrat e tyre, që të dy përvjetorët simbolizojnë periudhën e pasluftës së multilateralizmit dhe kohezionit perëndimor, një epokë të cilën shumë njerëz druhen se mund të ketë përfunduar.

Një përvjetor tjetër është 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes në Dejton, që shënon një përvojë çerekshekullore të bashkëpunimit SHBA-Evropë në stabilizimin e vendeve të Ballkanin Perëndimor pas konflikteve të përgjakshme atje, dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike.

Gjatë konferencës, dëgjova në mënyrë të përsëritur apelin, që Bashkimi Evropian nuk duhet ta humbasë shansin për të çelur bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Evropian muajin e ardhshëm, dhe në këtë mënyrë të vjelë “frytet që janë më pranë saj”.

Është e vërtetë se ndërhyrjet në Ballkanin Perëndimor, kanë qenë më të suksesshme se ato në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ku sfidat ndaj Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, janë në mënyrë eksponenciale më të mëdha. Por rekordi në tërësi i fuqive perëndimore në Ballkanin Perëndimor gjatë 2 dekadave të fundit, tregon se përparimet në stabilitetin politik dhe reformat institucionale kanë qenë të rralla, jetëshkurtra, dhe se ato janë arritur përgjithësisht në kohëra krizash.

Në fakt, krizat kanë pasur një rol të madh në lehtësimin e ndërhyrjeve të suksesshme, duke ndihmuar në përqendrimin e vëmendjes politike të SHBA-së dhe BE-së në rajon, dhe justifikuar një nxitje më të fortë për reforma. Dhe këto të fundit kanë pasur sukses, vetëm kur vendet kryesore anëtare të BE-së dhe SHBA-ja, kanë vepruar strategjikisht, dhe kanë ecur në të njëjtin drejtim.

Por pse suksesi ka qenë sporadik në këtë rajon? Sepse me përjashtim të disa udhëheqësve reformistë që janë ngjitur në skenë së fundmi, elitat politike në rajon kanë pasur një interes të madh për të ruajtur kapjen e shtetit dhe tek objektivat politike, sesa mbi aktorët e jashtëm, angazhimi dhe fokusi i përgjithshëm i të cilëve është dukshëm më i dobët.

Kjo është edhe arsyeja, se përse kuadri i BE-së nuk ishte në vetvete asnjëherë i mjaftueshëm, për t’i stimuluar elitat politike ballkanike të binim dakord me reformat e kërkuara. Përkundrazi, këto të fundit kanë kërkuar gjithmonë një shtytje politike plotësuese nga SHBA-ja ose shtetet kryesore anëtare të BE-së, edhe kur reformat janë përcaktuar zyrtarisht si kushte të pranimit në union.

Suksesi ishte më i madh kur ata të gjithë kanë bashkëpunuar në kuadër të Grupit të Pesëshes, që cili përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe SHBA-në. Në Mynih Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, i bëri thirrje bllokut të nisë të flasë me “gjuhën e fuqisë”, dhe që koalicionet e shteteve anëtare të jenë gatshme të mobilizohen, pa pritur arritjen e konsensusit në Bruksel.

Ekzistojnë shumë shembuj të suksesit që sjell bashkëpunimi. Grupi i Pesëshes, ushtroi presion ndaj udhëheqjes politike të Republikës Srpska për të miratuar reforma të sigurisë dhe inteligjencës, pas skandaleve që e implikuan atë në strehimin e kriminelëve të luftës të paditur nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë, dhe në shkeljen e embargos së OKB-së për eksportin e armëve në Irak.

Presioni gjerman dhe i BE-së mbi qeverinë serbe, pas sulmeve që plagosën 30 ushtarë austriakë dhe gjermanë të Forcës së Kosovës në veri të vendit, çuan në një dialog politik, dhe në fund në Marrëveshjen e Brukselit. Ndërhyrjet e BE-së dhe SHBA-së pas skandalit të përgjimeve të vitit 2015 në Maqedoni, çuan në ngociatat e Przinos, dhe reformat mbi ligjin e medias dhe atë zgjedhor.

Problemi me të cilin përballen sot BE dhe SHBA, është uniteti i kompromentuar i anëtarëve kryesorë të Pesëshes, për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre mbi ndryshimet e mundshme në kufirin Kosovë-Serbi. Prirja e të dërguarit presidencial të SHBA-së Riçard Grenell, për të arritur një marrëveshje pa u këshilluar me evropianët, nuk është e dobishme në këtë drejtim.

Ndërsa përçarja midis aktorëve kryesorë po zgjerohet, është e rëndësishme të kujtohet se Brukseli, vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-ja, varen nga njëra-tjetra për të forcuar objektivat e politikës së përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Presidenti francez Emanuel Makron, tha në Konferencën e Mynihut, se nëse do të ketë përparim të reformave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ai do të mbështesë hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me këto vende në samitin e Këshillit Evropian në muajin mars.

Hapi tjetër është bindja e vendeve të tjera anëtare: Holanda këmbëngul në shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, ndërsa të tjerët thonë se ato duhet të vazhdojnë të ecin bashkë përpara. Të mos harrojmë se edhe nëse BE-ja do të nisë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, asnjë metodologji e re e zgjerimit nuk do të ishte e mjaftueshme për të zgjidhur problemet e kapjes së shtetit ose dobësisë në sundimin e ligjit, përveçse nëse Pesëshja e rikthen unitetin midis anëtarëve të saj.

TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

BE 700 milion € për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfiton më pak fonde

Sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 700 milion euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër koronavirusit. Përmes një postimi në...

Mbi 2 mijë viktima nga koronavirusi në Gjermani, bilanci për 24 orët e fundit

Gjermania ka regjistruar 80 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Kështu numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 në Gjermani ka shkuar në...

COVID-19/ Si paraqitet gjendja e mjekut Roland Xhaxho dhe deputetit Alimadhi

Prej rreth një muaji tashmë koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë dhe deri më tani 22 persona kanë ndërruar jetë dhe 400 raste kanë rezultuar...

Mbretëria e Bashkuar regjistron numrin më të madh të viktimave në 24 orët e fundit

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar. Pas disa ditësh përmirësimi të situatës, ditën e djeshme Mbretëria e Bashkuar regjistroi...

Kurti: Do themeloj një ekip negociator! Unë drejtues, Thaçi anëtar

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti i ka shkruar letër Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Çështje të tjera Rajonale të...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT