E martë, 20 Tetor, 2020
21 C
Tirana

Opozita e ka hallin vetëm tek Reforma në Drejtësi

Më të lexuarat

Italia e gjunjëzuar nga koronavirusi, regjistron shifra alarmante. Masat e reja

Italia është e gjunjëzuar nga koronavirusi. Pas rritjes së numrit të rasteve të reja, Italia do t’i ashpërsojë masat kundër covid-19. Të dielën mbrëma,...

A do të ketë një mbyllje të dytë? ISHP në prag të masave të forta shtrënguese

Autoritetet në Shqipëri kanë përsëritur gjatë ditëve të fundit se gjithmonë po tentohet që Shqipëria të mos izolohet, ndërsa pasojat do të ishin fatale....

Një izolim i dytë nga koronavirusi? Rrakacolli tregon skenarët

Rritja alarmante  e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit në vend, ka shtuar frikën te qytetarët se mund të ketë një izolim...

Makina e gazetarit shqiptar bëhet shoshë nga plumbat, dalin pamjet e rënda

Gazetari i portalit “Reporteri” në Kosovë, Shkumbin Kajtazi, gjatë mesnatës është përballur me një sulm të rrezikshëm. Ndaj mjetit të tij është qëlluar me rreth...

“Shqipëria do të izolohet më 23 tetor”, Alfred Cako bën parashikimin e frikshëm

Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një parashikim të frikshëm, ku sipas tij, vendi ynë do të përjetojë një karantinë të dytë. Ndonëse ende nuk...

Naftëtarët refuzojnë Ramën: Nuk dalim nga greva pa ardhur këtu e pa marrë pagat

Grevistet naftëtarë nuk kanë vonuar përgjigjen për kryeministrin Edi Rama, pas ftesës së këtij të fundit për bisedime. Ata nuk e pranuan thirrjen e tij,...

Bum infektimesh në Shqipëri, 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Situata me pandeminë në Shqipëri nuk po njeh shenja përmirësimi. Edhe ditën e sotme ka patur një bum të infektuarish. Tre persona kanë humbur jetën...

Shtëpi 500 mijë euro në Palasë? Basha i përgjigjet Braçes

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të zv.kryeministrit Braçe se ai ka blerë shtëpi në Palasë në vlerën e 500,000 eurove. Basha...

Meta me tone të ashpra ndaj Bashës: Thuaji popullit tënd që je peng dhe vazhdo

Deklarata e kreut të PD, Lulzim Basha se Meta për opozitarin, aq sa unë bëj presidentin, ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të...

Specialisti shqiptar thotë se virusi do zhduket, nëse mbajmë maska për 6 javë

Çdo ditë e më shumë mjekët kërkojnë nga ana e qytetarëve disiplinim dhe mbajtjen e maskave, si një mënyrë për të penguar transmetueshmërinë e...

Nga: Alfred Peza

Në çdo hap që hedhin, në çdo nisëm që përfshihen, në çdo tryezë që ulen, në çdo diskutim që bëjnë opozitarët tanë, kanë vetëm një hall: Si ta bllokojnë deri në momentin e fundit, zhbërjen e sistemit të vjetër dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Rasti më i fundit, është ai i propozimit të përfaqësuesve të PD në tryezën e reformës së elektorale, për gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. Ku kërkuan që trupa e re e zgjedhjeve të ardhshme, të jetë me gjyqtarë të drejtësisë së vjetër. Me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar detyrimin kushtetues dhe ligjor për t’iu nënshtruar më parë procesit të vettingut. Jo vetëm kaq, por kanë propozuar që numri i anëtarëve të Kolegjit të Ri të jetë nga 8 në 15 anëtarë dhe ata të gëzojnë 4 vite imunitet nga Vettingu.

Ndërkohë që PS është kundër dhe propozimi i saj është që numri i anëtarëve të Kolegjit të shkojë nga 8 në 5 dhe të gjithë anëtarët e rinj, ti jenë nënshtruar për parë procesit të Vettingut.

Përpara kësaj, edhe Ilir Meta shpalli futjen e tij në një betejë të re politike me mazhorancën, me sebep luftën e tij për të mbrojtur Kushtetutën. Por shkaku i vërtetë, ka të bëjë me përpjekjet e institucionit të Presidencës për të mbajtur në ngërç artificial ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, nga frika se një nga vendimet e saj të parë, do të jetë shqyrtimi i aktit të shkarkimit të kreut të shtetit të ndërmarë nga mazhoranca parlamentare.

Këto dy akte, janë hapat e fundit të opozitës dhe përfaqësuesve të opozitarizmit aktual në Shqipëri, për të bllokuar ecjen përpara të proceseve të vendit, duke u mbajtur me thonj tek drejtësia e vjetër dhe përfaqësuesit e saj të pavettuar.

Pas miratimit të reformës në drejtësi me të 140 votat e 140 deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, opozita shumë shpejt u pendua dhe ka bërë gjithçka për ti vendosur shkopinjtë nën rrota makinës së re të drejtësisë, që ajo të mbërrinte sa më parë në destinacion.

Lexo edhe :   Fundi i një filmi të parë me plehrat
Lexo edhe :   Për qetësinë e Bashës dhe mungesën e dashurisë së Metës

Përpjekjet kanë nisur nga ankimimi që opozita nxiti për të dërguar procesin e vettingut në Gjykatën Kushtetutese, e me radhë më pas me rezistencën e pashoqe për shkarkimin e ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla në Kuvend. Për të vijuar me djegien e mandateve të deputetëve një vit më parë, daljen nga sistemi politik e demokratik i vendit, mosmarrja pjesë në zgjedhje me shpresën se do fitonin pushtetin në tavolinë për ta bllokuar dhe më pas zhbërë drejtësinë e re.

Ajo që bie në sy në të gjithë këtë përpjekje që ka vijuar edhe sot me propozimin e PD në tryezën e reformës elektorale për Kolegjin Zgjedhor, është se si PD ashtu edhe LSI, si Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë një, në të gjithën këtë ndërmarrje. Mjafton që secilit prej tyre apo të gjithëve bashkë, ti jepet një mundësi për ta penguar, e ata nuk janë kursyer.

Kjo tregon se opozita më shumë sesa hallin e rikthimit në pushtet, ka hallin e reformës në drejtësi. Duket sikur në këtë periudhë edhe pushtetin e duan me çdo çmim, vetëm me një kusht dhe për një qëllim: Për ta zhbërë drejtësinë e re që Shqipëria po sendërzon me ndihmën e pakursyer të SHBA dhe BE. E do ta bëjnë këtë përpjekje, deri sa të kenë edhe mundësinë e fundit, sado e vogël që të jetë ajo. Lajmi i mirë, është se shanset po i shterojnë dhe se drejtësia e re, tashmë po bëhet çdo ditë e më tepër, një realitet i ri për Shqipërinë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Së shpejti, mbledhje e përbashket e dy qeverive Shqipëri-Greqi

Së shpejti, do të ketë një mbledhje të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë. Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë...

Detaji/ Kryeministri Rama me kollare kuqezi në takimin me ministrin grek

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Pas mbarimit të takimit, Rama dhe Dendias kanë dalë...

Rama: Shqipëria dhe Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për detin

Kryeminstri, Edi Rama tha sa çështja e detit me Greqinë, do t’i lihet  drejtësisë ndërkombëtare për të vendosur pikat mbi i. Deklaratën, Rama e dha...

Abuzim me tendera, SPAK arreston ish-drejtorin e Prokurimeve të OSHEE

Policia e Tiranës ka kryer ekzekutimin e urdhërarresteve për disa zyrtarë të OSHEE-së, me urdhër të SPAK-ut. Në pranga ka rënë, ish-Drejtori i Prokurorimeve të...

Shëndetësia në kolaps, Basha: Zgjidhja emergjente, rritja e numrit të testimeve

Për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, papërgjegjshmëria e kryeministrit Edi Rama ka çuar në kolaps shëndetësinë. Sipas Bashës, zgjidhja emergjente, ndër të tjera është...