E enjte, 2 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Meta sulmon Bashën dhe Kryemadhin: ‘Faqezinj që lanë mandatet’

“Faqen e zezë të gjithë ata që mund ta kenë bërë me ndërgjegje që i dhanë Shqipërisë këtë gjë, dhe që e nxorën Presidentin e Republikës në pritë, jo Ilir Metën”. Kështu e ka kujtuar braktisjen e Kuvendit presidenti Meta, duke etiketuar “faqezinj” Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, që bashkarisht i dhanë rrugë dorëzimit të mandateve, ç’ka solli edhe një ndryshim të anëtarëve të Parlamentit, të cilët votuan në një numër rekord, prej 104 votash, shkarkimin e tij.

Akuzat për Bashën, dhënë sot në konferencën për shtyp, duket se shton edhe më shumë kritikat ndaj vendimeve që kryedemokrati Basha ka ndërmarrë gjatë drejtimit të opozitës, sidomos lidhur më lënien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale të vitit 2019.

Sipas presidentit, pa lënien e mandateve nga opozita, nuk do ishte bërë e mundur që mazhoranca aktuale të pushtonte shumicën e institucioneve. “Shiko, nuk ekziston më një Kuvend i tillë, me gjithë kuptimin e fjalës, ai nuk ka ekzistuar asnjëherë. Ai Kuvend është turpi i gjithë atyre që e krijuan bashkë dhe e përjashtoj veten time në mënyrë kategorike nga ajo gjë që ka ndodhur atë ditë që unë kam qenë Gjermani dhe më pas, është nga faqet më të errëta, më të zeza në dy vite e ca, ai Kuvend. E faqen e zezë të gjithë ata që mund ta kenë bërë me ndërgjegje që i dhanë Shqipërisë këtë gjë dhe që e nxorën Presidentin e Republikës në pritë, jo Ilir Metën. Sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale Republikën e Shqipërisë”, tha presidenti.

Lënia e mandateve është kritikuar edhe nga rivalët e Bashës për kreun e PD-së, edhe pse publikisht vetëm Harxhi është shprehur kundër këtij vendimi në kohën që opozita hodhi këtë hap. Ndërkaq, pas zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i LSI-së, Monika Kryemadhi, ka pranuar gabimin e kryer me lënien e mandateve, ndërsa Basha ka vijuar të mos kërkojë ndjesë për atë hap, që sot shihet si një nga vendimet që shkaktoi jo pak zemërim dhe humbje votash. Madje Kryemadhi i kërkoi falje publike presidentit Meta për aktin e dorëzimit të mandateve, duke e konsideruar vendimin si një “gabim fatal”. Nga zgjedhjet e 25 prillit, LSI arriti të merrte 4 mandate, duke pësuar një rënie drastike nga 2017./Tirana Today

Lexo edhe :   Basha si mëkatari i pakicës së ndritur
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Haklaj plas ‘bombën’: Noka do tentojë të pushtojë selinë e PD më 12 dhjetor

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj, ka lëshuar një deklaratë të fortë teksa ka thënë se Flamur Noka po përgatit strukturat për të...

Tensionet Rusi-Ukrainë, Lavrov dhe Blinken takim ‘kokë më kokë’

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u takuan të enjten në Stokholm, Suedi, mes shqetësimeve në rritje...

Nëse “Foltorja” është demokraci, atëherë PD e meriton Berisha&Bashën

Nga: Ben Andoni Nëse në fillim njerëzit e PD-së mundoheshin të gjenin atë të veçantën dhe mënyrën sesi do të mbrohej Berisha me etiketimin “Non...

Ben Blushi dorëhiqet nga drejtimi i “Top Channel”

Ben Blushi ka dhënë dorëheqjen nga "Top Channel", media e njohur të cilën e drejtonte prej katër vitesh. Nga sot ai nuk është më...

Komiteti Teknik publikon masat e reja, çfarë do ndodhë nga 4 janari

Pas rritjes së rasteve dhe shtrirjes së madhe në mbarë botën si pasojë e variantit Omicron, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të...