E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

Sulo: Pas shkarkimit të Metës qëndrojnë ndërkombëtarët, ja arsyeja

Analisti Arian Sulo, mendon se pas vendimit të Kuvendit për të shkarkuar Presidentin e Republikës Ilir Meta, qëndrojnë ndërkombëtarët. Deklarata e Sulos u bë ditën e sotme në emisionin ”Pikat mbi i” në News 24.

Sipas tij, ata janë në përplasje të fortë me Kreun e Shtetit dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për shkak të reformës në drejtësi.

Ndër të tjera, Sulo tha se pas zgjedhjeve të 25 prillit, Meta duhet të jepte dorëheqjen.

Arian Sulo: ”Uzurpimi i institucioneve ka mbetur tani e një vit akoma. Influenca e ndërkombëtarëve është tepër e madhe. Si u bëkan 104 vota me një të rënë të lapsit. E kanë lënë një mocion në mes, vijojnë mocionin e dytë. Ky mocion i dytë është bërë nga ndërkombëtarët. Në 2019-ën, bërjen e zgjedhjeve pa kandidatë, e bëri Rama apo e vendosën ndërkombëtarët? Për mua e vendosën ndërkombëtarët, sepse janë në përplasje të fortë prej 4 vitesh. Siç janë në përplasje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Që nga Reforma në Drejtësi, që asokohe. Nuk i prish punë Meta politikisht mazhorancës.

Presidenti ishte i qetë, por pa lajm. Ishte i përsëritur, në teza të përsëritura, sepse është në ngërçin e 25 prillit, të cilës ai duhet ti përgjigje me dorëheqje, ashtu siç kishte premtuar. Për Institucionin e Presidentit ai duhet të jepte dorëheqjen pas 25 prillit, sepse në një situatë anormale që ishte para dy vitesh, kishim një President anormal. Ai thotë që zgjedhjet nuk kanë mbaruar, por kjo s’është e vërtetë. Pritet vetëm raporti i OHDIR-it, por zgjedhjet kanë përfunduar. Nëse Gjykata Kushtetuese rrëzon Kuvendin, Rama si do të iki për të marrë dekretin. Shkon sepse ai ka dalë fitues dhe thotë që kam fituar. Meta është në vështirësi, pasi nuk dha dorëheqjen.

9 qershor, Kuvendi shkarkon Metën

Lexo edhe :   A mundet të sfidojë Kinën partneriteti ndërkombëtar i Presidentit Biden?

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenim, Kuvendi vendosi që Kreu i Shtetit duhet të lerë postin e tij, teksa fati i tij tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe :   A mundet të sfidojë Kinën partneriteti ndërkombëtar i Presidentit Biden?

Sipas Komisionit hetimor, Meta ka kryer  9 shkelje, duke nisur që nga betimi i tij si president, te cënimi i procesit zgjedhor, i marrëdhënieve me partnerët strategjikë të Shqipërisë, imazhit dhe reputacionit të vendit, cënimi i figurës së vetë institucionit të Presidentit apo dhe abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Kjo është nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkonte shkarkimin e tij nga detyra.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...