Juventusi i ri i Masimiliano Alegrit po merr formë. Kthimi i trajnerit nga Livorno ka ndryshuar strategjitë e merkatos te Juventusi, veçanërisht në lidhje me sulmin. Në sulm, pa Ronaldon, gjithmonë nëse largohet duke u bazuar në ofertat që do të mbërrijnë, trajneri i Juventusit përsëri do të përqendrohet te Dibala dhe Morata.
Ditët e fundit, ka ardhur dhe takimi i përfaqësuesit të klubit, Cherubini dhe agjentëve spanjollë të Atletiko Madridit dhe të vetë lojtarit. Sipas asaj që u raportua dhe konfirmua nga ‘Cadena COPE’, në fakt, Morata do të qëndrojë i huazuar në Torino për një vit tjetër. ‘Zonja e Vjetër’ duhet të paguajë 10 milion euro të tjera tek ‘Colchoneros’, siç ishte rënë dakord në marrëveshjen e vitit të kaluar.
Jo vetëm kaq, por media spanjolle pohon se Juve tashmë ka vendosur ta shlyejë plotësisht kartonin e lojtarit dhe mund ta blejë Moratën nga Atletiko e Madridit në janar 2022 duke paguar 35 milion euro të tjera të parashikuara nga e njëjta kontratë. Gjithsej 55 milion. Me Dibalën dhe Moratën Alegri ka punuar më parë dhe ka punuar mirë, edhe për aventurën e tij të dytë ai do të rifillonte me gjithë dëshirë me besnikët e tij./Tirana Today