E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Toka me 5 oqeane, National Geographic njeh Oqeanin Jugor të Antarktidës

Hartografët në National Geographic më në fund kanë njohur Oqeanin Jugor të Antarktidës në hartat e tyre, duke e çuar numrin e tyre të oqeaneve të Tokës në pesë. Kjo organizatë, e cila ka krijuar hartat e botës që prej vitit 1915 njoftoi se njohu publikisht oqeanin e 5-të, në Ditën Botërore të Oqeanit.

National Geographic e ka përcaktuar oqeanin Jugor të Antarktidës si të bashkuar nga rryma që rrjedh përreth Antarktidës, shkruan Daily Mail.

Tashmë Oqeani Jugor i Antarktidës do t’i bashkohet listës së katër oqeaneve të tjera, Atlantikut, Paqësorit, Indianit dhe Arktikut. Sidoqoftë, National Geographic shpreson që hartat e tyre të rishikuara do t’i ndihmojnë njerëzit të mendojnë ndryshe për Oqeanin Jugor, duke inkurajuar kështu ruajtjen e tij.

”Oqeani Jugor është njohur prej kohësh nga shkencëtarët”, shpjegoi gjeografi i Shoqatës Kombëtare të Gjeografisë, Alex Tait në njoftim. Gjeografi shpjegoi se oqeani nuk është njohur për shkak të mos arritjes së një marrëveshje në nivel ndërkombëtar. ”Oqeani duhej emërtuar veçmas, për shkak të ndarjes së tij ekologjike”, tha ai.

National Geographic tha se Tait – i cili mbikëqyr ndryshimet në të gjitha hartat që ata botojnë -dhe komiteti i tyre i politikave të hartave ka debatuar për njohjen e Oqeanit Jugor si një oqean më vete për vite me radhë.

Më parë, ata i kishin kategorizuar ujërat përreth Antarktidës si zgjatime të ftohta, jugore të Oqeaneve Atlantike, Indiane dhe Paqësore. Sidoqoftë, ata vunë në dukje se shkencëtarët dhe anëtarët e shtypit gjithnjë e më shumë po përdorin dhe popullarizojnë termin ‘Oqeani Jugor’.

Vendimi i shoqërisë për ta njohur atë buron nga një njohje e rrymës së dallueshme dhe të shpejtë të qarkut antarktik që rrethon kontinentin më jugor. Ata gjithashtu morën parasysh ekosistemin unik detar të gjetur në ujërat e ftohta të Oqeanit Jugor.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...