Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta puç kushtetues për të çuar vendin drejt përplasjes civile, sfidon SHBA

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta puç kushtetues për të çuar vendin drejt përplasjes civile, sfidon SHBA

Presidenti Ilir Meta rrezikon të çojë vendin drejt luftës civile. Duke anashkaluar Kushtetutën, kreu i shtetit ka vendosur dje të shtyjë datën e zgjedhjeve. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Presidenca ka njoftuar se presidenti e ka anuluar dekretin e 30 qershorit, duke vendosur kështu shtyrjen e zgjedhjeve, edhe pse nuk ka një datë të re. Por lëvizja e presidenti duket se është një strategji për të futur në kaos vendin dhe kjo po bëhet madje duke shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën.

“Duke ftuar të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë; Kam vendosur të shfuqizoj Dekretin nr. 10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019. Në komunikimin e parë ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentet shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi”, tha Meta.

Ndryshe nga s ai takon një presidenti, Meta i bazon argumentet e tij te situata politike. Sipas tij është nevojë emergjente për të shmangur tensionet. “Me vetëdije të plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020”, ka thënë ai.

Meta puç kushtetues

Por veprimi i presidentit dje duket se është një puç kushtetues për të çuar vendin drejt përplasjes civile. Kryeministri Rama u shpreh dje se dekreti nuk do të pranohet dhe zgjedhjet do mbahen më 30 qershor. Kjo do të thotë se tani do të kemi një betejë të fortë kushtetuese, ligjore dhe politike. PS thotë se do shkojë në zgjedhje, ndërsa presidenti nuk pranon. Por me këtë strategji Meta duket se i ka hapur rrugën Bashës për të sulmuar qendrat e votimit më 30 qershor.

Deri më tani PD nuk kishte një argument të fortë për të bllokuar zgjedhjet, por tani Meta ja u dha një. Demokratët dhe LSI do pretendojnë se zgjedhjet janë të paligjshme sepse u anuluan nga presidenti. Kjo mjafton për të sulmuar votuesit dhe qendrat e votimit. Ndërkohë militantët e PS pritet të reagojnë, gjë që do të thotë se do të kemi përplasje të fortë civile më 30 qershor. Po ashtu, një lëvizje e tillë e Metës duket se e fut presidentin në luftë me ndërkombëtarët.

SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor. Dje ishte zyrtari i DASH, Matheë Palmer, ai i cili dekalrois e zgjedhjet nuk duhet të lëvizin. “Data e zgjedhjeve është një vendim që e marrin shqiptarët dhe data 30 qershor u vendos nëpërmjet procedurave të përcaktuara të Shqipërisë”, tha Palmer.

Pra Meta dje u ka dhënë një goditje dhe amerikanëve. Kushtetuta e përcakton qartë se presidenti e dekreton datën e zgjedhjeve 6 muaj para. Meta e dekretoi në dhjetor 30 qershorin dhe gjithçka u mbyll. Në njoftimin e djeshëm presidenti nuk jep asnjë nen ku bazohet. Pra duket se kemi një shkelje kushtetuese edhe kjo i hap mazhorancës të gjitha dyert që të shkarkojë presidentin. E sigurt është që tani do kemi një situatë dyfish më të nxehtë dhe arkitekti i gjithçkaje është Ilir Meta. Pra duket se kjo ka qenë strategji e mirëmenduar e presidentit, i cili e tregoi qartë se është palë me Berishën për të futur në kaos vendin./Gazeta SOT

Tags: bashaMetaramaSHBAZgjedhjet

TË LIDHURA

Pengmarrja e 32-vjeçarit në Devoll, shkarkohet Drejtori i Policisë së Korçës
Aktualitet

Pengmarrja e 32-vjeçarit në Devoll, shkarkohet Drejtori i Policisë së Korçës

19:28 | 01/11/2025
Homazhet për Fatos Nanon janë nesër; Rama do të flasë, pjesëmarrje nga opozita e pritur
Aktualitet

Homazhet për Fatos Nanon janë nesër; Rama do të flasë, pjesëmarrje nga opozita e pritur

19:24 | 01/11/2025
Banorët e Mbolanit në Berat protestojnë sërish për rrugë, ujë dhe kushte më të mira jetese
Aktualitet

Banorët e Mbolanit në Berat protestojnë sërish për rrugë, ujë dhe kushte më të mira jetese

18:49 | 01/11/2025
Next Post
A mundet Kuvendi të shkarkojë Presidentin e Republikës? Rama: Jam 3 lëvizje para

A mundet Kuvendi të shkarkojë Presidentin e Republikës? Rama: Jam 3 lëvizje para

Detajet/Grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë në Durrës

Detajet/Grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë në Durrës

Rama ‘injoron’ vendimin e Metës, zbardhet lëvizja i tij e fundit

Rama 'injoron' vendimin e Metës, zbardhet lëvizja i tij e fundit







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Pengmarrja e 32-vjeçarit në Devoll, shkarkohet Drejtori i Policisë së Korçës
Aktualitet

Pengmarrja e 32-vjeçarit në Devoll, shkarkohet Drejtori i Policisë së Korçës

by mirseda
19:28 | 01/11/2025
0

Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ka shkarkuar nga detyra Drejtorin e policisë së Korçës, si...

Homazhet për Fatos Nanon janë nesër; Rama do të flasë, pjesëmarrje nga opozita e pritur

Homazhet për Fatos Nanon janë nesër; Rama do të flasë, pjesëmarrje nga opozita e pritur

19:24 | 01/11/2025
Banorët e Mbolanit në Berat protestojnë sërish për rrugë, ujë dhe kushte më të mira jetese

Banorët e Mbolanit në Berat protestojnë sërish për rrugë, ujë dhe kushte më të mira jetese

18:49 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

Vranë me thikë bashkatdhetarin, ulet dënimi dhe lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:09 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com