Në orët e para të ditës është grabitur një bankomat në Durrës. Sipas të dhënave të para nga policia, autorët, ende të paidentifikuar kanë marrë një sasi parash, ende të papërcaktuara.
“Më datë 09.06.2019, në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar”, sqaron paraprakisht policia.
Blutë e Durrësit po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.