Pavarësisht faktit se presidenti Meta njoftoi anulimin e datës e zgjedhjeve lokale të parashikuara për t’u mbajtur me 30 qershor, kryeministri Edi Rama vijon agjendën e tij elektorale.
Burimet bëjnë me dije se kryeministri do të jetë paraditen e sotme në Burrel, dhe pasdite në Dibër, për të prezantuar kandidatët për kryetar Bashkie në këto dy qytete.
Ndërsa kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale, do të jetë në një takim elektoral në Baldushk.
Pas vendimit të Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar duke theksuar se “Na ndajnë 22 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit”.