Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mediat italiane për tërmetin: Në Durrës, atje ku u duk sikur botës i erdhi fundi

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

“U duk sikur po vinte fundi i botës. Suvaja binte copa-copa dhe tullat dilnin nga muret. Lëkundej gjithçka. M’u duk vetja sikur isha brenda një filmi për apokalipsi”, thotë për një reportazh të agjencisë italiane të lajmeve, ANSA, Antonio Imperiale, italiani i cili punon si menaxher në një fabrikë tekstilesh në Kavajë.

Antonio Imperiale tregon me një frymë makthin e Durrësit, qytetit ku jeton prej 7 vitesh dhe që u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter, që goditi Shqipërinë në mes të natës.

Tani, Antonio ndodhet i sigurt në Gosë të Kavajës, një qytezë 30 kilometra larg Durrësit, ku gjendet një fabrikë tekstilesh që prodhon çorape sportive, ku ai punon si menaxher.

Kujtimi i tërmetit është ende i gjallë.

“Pati një lëkundje të parë rreth orës 22:00, por ishte e lehtë, pastaj rreth orës 03:00 erdhi një tjetër shumë më e fortë. Unë dhe bashkëshortja u zgjuam menjëherë dhe na shkoi mendja te tërmeti i shtatorit. Atë ditë dolëm me vrap nga shtëpia, por këtë herë vendosëm të qëndronim brenda”, thekson ai.

Antonio jeton në një pallat në qendër të qytetit, që ka dy vjet që është ndërtuar, në një apartament në katin e gjashtë dhe, ndoshta, kjo është arsyeja pse ka vendosur të mos e braktisë shtëpinë e tij.

“Megjithatë, nuk ia dola të flija, isha i tensionuar dhe kisha frikë për fëmijët e mi. Pastaj erdhi ajo lëkundje e përbindshme”, shton Atonio.

Antonio ndalon së foluri për një çast duke u përpjekur të rindërtojë kronologjinë e imazheve të natës.

“Ishte një kaos i përgjithshëm. Filluan të binin të gjitha dhe nuk pushonin lëkundjet. U ngrita vringthi, ndërkohë që gjithçka kërcente përpjetë, dukej si një film apokaliptik. Shkova me vrap te fëmijët e mi që ulërinin nga frika”.

Antonio kapi Emën dhe Daviden, përkatësisht 9 dhe 8 vjeç dhe bashkë me gruan, Konçetën, ia mbathën me pizhama jashtë.

“Ia dolëm në kohë të merrnim vetëm paratë dhe dokumentet, asgjë tjetër”.

Por, me të dalë në rrugë, ai kuptoi se situata ishte shumë më e keqe nga çfarë mendonte.

“Në rrugë, njerëzit vraponin sa andej-këndej, njerëz të tmerruar që nuk dinin nga të shkonin. Një shkatërrim i vërtetë në të gjithë qytetin. Pallate të rrëzuara krejtësisht dhe të tjerë të dëmtuar rëndë. Durrësi u shkatërrua, u rrëzuan edhe muret antike ku ndodhet kalaja”.

Por, sa janë viktimat?

“As që ia kam idenë. Pashë shumë persona të lënduar, që transportoheshin tutje, por, sipas meje, ka ende plot njerëz nën rrënoja”, vazhdon të tregojë Antonio, por që ka në kokë veç një mendim.

“Duhet të hyj patjetër në shtëpinë time. Aty kam tërë jetën time”.

“Ka një problem”, thekson italiani.

“Shqipëria nuk është mësuar për të përballuar diçka të tillë, nuk ka mjetet e duhura përballë një katastrofe të tillë. Ka nevojë për ndihmën e shteteve të tjera”, thotë ai.

Italia ka dërguar tashmë 200 persona, midis të cilëve zjarrfikës dhe ekspertë të Mbrojtjes Civile.

Ndihma po vijnë edhe nga shtete të tjera.

“Këtu është një shkatërrim i vërtetë, nuk ia dalim dot vetëm”, thotë përsëri Antonio.

Tags: durresItaliareportazhshqiperitermetthumane

TË LIDHURA

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

19:51 | 06/06/2026
Aktualitet

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026
Aktualitet

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026
Next Post

Shqipëria në zi. Qytetarët luten për viktimat në Sheshin "Skënderbej" (Video)

Rruga e Kombit dje u kushtoi mijëra euro kosovarëve që shkuan për të çuar ndihma

I ndihmuan gjatë luftës, familja nga Kosova strehon familjen durrsake (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, qytetarët dalin në mbrojtje të kauzave të tyre

by mirseda
19:51 | 06/06/2026
0

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Elbasan, në vijim të protestave që nisën kundër...

Slogani kryefjalë i tubimit, fëmijët e vegjël në protestën para Kryeministrisë: Shqipëri e Re!

19:48 | 06/06/2026

Starmer: SHBA po përpiqet të ndikojë në demokracinë e Britanisë

19:46 | 06/06/2026

Edhe Korça i bashkohet ‘valës’ së protestave kundër resortit në Zvërnec

19:26 | 06/06/2026

“Kosova është me ju”/ Protestuesi nga Prishtina: Jemi me nënën Shqipëri!

19:25 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com