E enjte, 16 Shtator, 2021
32.5 C
Tirana

Mbërrin në Rinas/Merkel pritet nga dy zyrtarë të lartë

Kancelarja Angela Merkel ka mbërritur në Tiranë, ku do të zhvillojë një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ajo është pritur në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman Petter Zingraf.

Në orën 10:20, do të zhvillohet ceremonia e pritjes së kancelares në pallatin e Brigadave, ndërkohë që do të takohet me kryeministrin Edi Rama në orën 10:30.

Pjesë e axhendës është edhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, me praninë e kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Vizita 6 orëshe në Tiranë do të mbyllet me konferencë për shtyp të kancelares dhe kryeministrit Rama në orën 14:30.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe procesi i Berlinit, i nisur 7 vjet më parë me iniciativën e kancelares.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Paradoksi i "Epokës Merkel" në Ballkanin Perëndimor

E vetmja mënyrë për të trembur Ramën

Nga: Dritan Hila Tashmë që janë trajtuar të gjitha variablet e seriozitetit apo ambiguitetit të sjelljes së Bashës ndaj Berishës dhe pasojat që do ketë...

Nëndetëset me energji bërthamore, Kina denoncon paktin SHBA-Britani-Australi

Kina ka denoncuar një pakt historik të sigurisë midis SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, duke e përshkruar aleancën si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme" dhe...

Mësimi nga mençuria e gjyqtarit Learned Hand

Nga: Irena Beqiraj Po jetojmë një periudhë të çmendur “skepticizmi” ndaj Amerikës. Mesazhet e shumë zyrtarëve të saj duken butaforike. Por historia na tregon që...

I zhdukur prej dy ditësh, 39-vjeçari gjendet pa shenja jete

Policia e Tiranës njofton se është gjetur pa shenja jete një 39-vjeçar në zonën e quajtur "Kodrat e Selitës". Policia ka indentifikuar viktimën, shtetasi...

“Shqipëria do monitorohet nga kamerat”, ministri Çuçi zbulon planin

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zbuluar sot në Kuvend objektivat e dikasterit që ai drejton në 4 vitet e ardhshme të 'Qeverisë Rama'....