E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Skenarët botërorë 20 vjet pas sulmeve të 11 Shtatorit

Nga: Pierre Haski

Disa ngjarje shënojnë një shkëputje historike, të cilën ne e perceptojmë instiktivisht kur ato ndodhin. Rënia e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, është njëra prej tyre. E njëjta gjë vlen edhe për sulmet e 11 Shtatorit 2001. Ndonëse ekziston një debat midis historianëve, nëse ekziston vërtet një “para” dhe “pas” sulmeve ndaj Kullave Binjake.

Kësaj liste unë do t’i shtoja edhe rënien e Kabulit më 15 gusht të këtij viti, ndikimi i së cilës do të ndihet për një kohë të gjatë. Do të jenë historianët ata që do të përcaktojnë nëse siç mund të mendohet sot, përfundimi i luftës së SHBA-së në Afganistan do ta mbyllë kapitullin e hapur më 11 Shtator 2001.

Sigurisht ajo ngjarje, nxjerr në pah një ndryshim në strategjinë e fuqisë së parë botërore, dhe fillimin e një faze të re, atë të rivalitetit me Kinën. Nuk duhet doemos të jesh shumë imoshuar për të jetuar të paktën 3 momente të veçanta historike:Luftën e Ftohtë, Luftën e Ftohtë pas dhe 11 Shtatorin, të cilave tani u shtohet një moment i katërt vendimtar me post-Kabulin. E jona është një epoke e konfuzionit, në të cilën fuqitë e mëdha dhe të mesme po testojnë veten dhe po përpiqen të krijojnë marrëdhënie të reja të forcës. Por kjo është gjithashtu një epokë e rrezikshme.

Iluzionet pas Luftës së Ftohtë

Të gjithë njerëzit mbi të dyzetat e mbajnë mend Luftën e Ftohtë dhe simbolet e saj. Para se të bëhej një destinacion turistik, pika e kontrollit ‘Charlie’ në Berlin, ishte një pikë kalimi midis lindjes dhe perëndimit, dhe ishte e pamundur ta kaloje atë pa ndjerë një peshë në stomak, si në romanet e John LeCarré.

Pastaj Lufta e Ftohtë përfundoi, dhe në vend të konfliktit midis dy blloqeve ne përjetuam atë që u quajt në mënyrë banale“post-Lufta e Ftohtë”, një periudhë e karakterizuar nga fuqia hegjemonike e Shteteve të Bashkuara, dhe nga një globalizim që disa besojnë se duhet të kishte zgjidhur çdo problem. OKB kishte rifituar ndikimin e saj, demokracia po përparonte pothuajse kudo dhe Nelson Mandela ishte bërë president i vendit të Aparteidit në Afrikën e Jugut.

Lexo edhe :   VIDEO/Krisje e thellë mes aleatëve, nëndetëse bërthamore për Australinë

Turravrapi i Perëndimit përpara përfundoi në dështim

Ky iluzion u shkatërrua më 11 Shtator me sulmet e Al-Kaedës. Bota u bë sërish tragjike (por duhet thënë se nuk munguan tragjeditë as në vitet 1990, me gjenocidin në Ruanda dhe luftërat në ish-Jugosllavi).

Simboli që përfaqësonin Kullat Binjake dhe rreziku i ardhshëm terrorist i shtynë Shtetet e Bashkuara, dhe rrjedhimisht edhe Perëndimin, në një vrapim të çmendur përpara që përfundoi në dështim. Në vitin 2001, kur u kryen sulmet e 11 Shtatorit, Shtetet e Bashkuara ishin fuqia e vetme globale, dhe me kalimin e kohës, ne ishim bërë “të gjithë amerikanë”.

Lexo edhe :   Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

Sot, 20 vjet më vonë, edhe amerikanët janë të përçarë midis tyre, edhe bota është në krizë. Sigurisht planeti nuk e sheh më veten në një udhëheqje amerikane, e cila ka humbur vlerën për shkak të luftës në Irak, braktisjes së Sirisë, kaosit Trumpian dhe së fundmi humbjes në Afganistan.

Bota e sotme nuk është aspak e ngjashme me atë që kishim imagjinuar në vitin 2001. Ky moment “post-Kabul” ka disa tipare. I pari është se nuk ka më një superfuqi të vetme globale, por dy të tilla, me shfaqjen e Kinës, një fuqi revizioniste që dëshiron të ndryshojë rregullat ndërkombëtare të lojës.

Tipari i dytë është emancipimi i fuqive të mesme si Turqia, Irani, Rusia ose India, të cilat duan që të imponojnë rolin dhe peshën e tyre. Pastaj është Evropa, e cila ende nuk e di nëse dëshiron të jetë një fuqi, por që duhet të kuptojë se në rast të heqjes dorë nga kjo e fundit do të jetë e dënuar t’u nënshtrohet të tjerëve. Ndaj nuk do ta ketë aspak të lehtë të pozicionohet në botën “post-Kabul”. / “France Inter” – Bota.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shërbimet sekrete zbulojnë planin/ Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

Shërbimet sekrete greke dhe qeveria parandaluan një atentat ndaj kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, disa muaj pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës...

Në politikën gjermane nuk përfaqësohen sa duhet migrantët

"What's your Heimat?" - cili është atdheu juaj u pyet W. Michael Blumental, drejtori që themeloi Muzeun Hebre në Berlin në vitin 2014. Për...

Pse berishizmi, është enverizimi i ri shqiptar

Nga: Mero Baze Kjo që po i ndodh Partisë Demokratike, Partisë së Punës, ka filluar ti ndodh në vitin 1991. Kur ajo filloi të reformohej...

VIDEO/Drogë, armë e vjedhje energjie, momenti i arrestimit të volejbollistit

Një volejbollist ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë. Volejbollisti 26-vjeçar i identifikuar si Eraldo...

Debati në PD, Basha-Berisha na sjell edhe njëherë debatin për sovranitetin

Nga: Ben Andoni Në Shqipëri është e prerë dhe e menjëherë-pranueshme se nëse e thotë diçka apo e artikulon ambasadori i SHBA-së, atëherë deklarata ka...