Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Marrëveshja e 17 majit, dy vjet më pas: dramë apo farsë?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Marrëveshja e 17 majit, dy vjet më pas: dramë apo farsë?

Nga: Alfred Lela

Një koleg i Vizon Plus më kërkonte një prononcim për ‘festën’ nëpërmjet një mesazhi në whatsapp. E pyeta ‘cilën festë?’. 17 majin, përvjetorin e dytë të takimit Rama-Basha, ma ktheu me një ikonë përqeshëse në fund.

Çfarë ka te ky pakt politik që e bën ende të debatuar, ende të dyshuar dhe ende pjesë të pop kulturës, edhe pse kanë kaluar dy vjet të plota dhe, sipaq huqit dhe traditës shqiptare, ngjarjet prodhojnë shumë, zgjasin pak dhe harrohen shpejt?!

Motivet e kësaj janë disa. E majta e sheh 17 majin si kurriz të një fitoreje epike, kurse e djathta kompleksohet prej saj dhe, e pazonja ta përtypë nëpërmjet analizës dhe përfundimeve atë që ndodhi, parapëlqen që t’ia ngarkojë fajin firmosësit të saj, Lulzim Basha. Të dyja palët gabojnë sipas mënyrës së tyre.

Ka, sigurisht, një palë të tretë, me një interes ‘vital’, te (mos)marrëveshja mes partive kryesore në Shqipëri, që janë minipartitë dhe politikanët e margjinalizuar. Para dy vitesh më të ngazëllyerit qenë Blushi, Bojaxhiu, Topi e ndonjë tjetër, tani janë Rudina Hajdari, Patozi, sërish Blushi, sërish Bojaxhiu, e sërish ndonjë tjetër. I ri apo i vjetër.

Kërkohet prej kohësh hapësira për të futur një pykë në mes të trungut politik që ndahet nga të mëdhenjtë në Shqipëri dhe, ende askush nuk e ka prodhuar dot një çarje të tillë. Gjë që e ka kthyer në ‘çarje psikologjike’ përpjekjen e vazhdueshme dhe mossuksesin. Kjo e shpjegonte acarimin e djeshëm në Kuvend të deputetes Rudina Hajdari. Kjo do t’i shpjegojë edhe acarimet e mëtejshme të personazheve të tjerë, që nuk mund ta krijojnë vetë hapësirën, por presin t’ua dhurojnë, ose të vijë si pasojë e ndonjë kataklizme politike, e ndonjë çarjeje.

Festa pra, për të përdorur konceptin e kolegut të Vizon Plus, është e atyre që presin që dramaturgjia e krizës politike shqiptare të kthehet në qar të tyrin.

Marrëveshja Rama-Basha nuk është më prominentja, më e sikletshmja dhe as më shkatërrimtarja për humbësin dhe epikja për fituesin. Në marsin e 1997, kundërshtarët, në një kaos politik e social që rrezikonte të kthehej në përplasje civile, arritën një marrëveshje që shpëtoi një thellim të mëtejshëm të krizës dhe ekzistencës. Berisha, President, u ul me kundërshtarë/armiq politikë dhe u sigurua një kornizë që mbante brenda faktorët politikë dhe linte jashtë aktorët jopolitikë. Komitetet e Shpëtimit Publik në Jug dhe ‘Forumi për Demokraci’, që drejtohej nga Fatos Lubonja, u dëshpëruan nga marrëveshja. Në optikën e tyre pakti ishte i suksesshëm vetëm nëse Berisha vritej (jo vetëm politikisht) dhe PD shkatërrohej.

Më vonë kanë ardhur marrëveshjet Berisha-Majko-Meta apo Berisha-Nano (bis). Herën e dytë pakti mes Berishës dhe Nanos siguroi votat për të bërë Bamir Topin President të Republikës, gjë që shmangu krizën në Kuvend dhe zgjedhjet e parakohshme. Më famëkeqja ndër marrëveshjet politike mbetet ajo e vitit 2008 mes Ramës dhe Berishës. Një konsensus i arritur në mënyrë të papritur dhe të çuditshme çoi në një valë ndryshimesh kushtetuese që kufizonin pushtetin e presidentit, zgjasnin ‘dorën’ e kryeministrit dhe kolaudonin një sistem zgjedhor ‘me lista të mbyllura’ ku personalitetet nuk prodhoheshin politikisht, por matrikulloheshin nga kryetarët.

Ilir Meta që ka qenë, jo pak herë, në anë e gabuar të historisë, por në vitin 2008 ishte në të duhurën. Greva e urisë, e tij dhe deputetëve të tjerë, nuk mjaftoi për ta ndaluar ‘shtrembërimin’ e Berishës dhe Ramës.

Ajo që ndodhi në vitin 2017, më 17 maj, nuk ishte tjetër veçse një ‘korrigjim’ në shpejtësi i këtij ‘shtrembërimi’. I cili nuk ndryshoi dhe nuk mund të ndryshonte asgjë në cilësinë e zgjedhjeve dhe as të skenës politike. Kjo, edhe për faktin se ‘listat e mbyllura’ të Ramës kishin prodhuar në terren një prapavijë të fortë të kontrollit të zgjedhjeve ende pa filluar votimi. Personazhe që ishin ‘fshirë’ nga jeta politike e Tiranës prej ‘dekriminalizimit’ të nismuar nga Basha, ishin kthyer në ‘strofullat’ politike lokale prej nga kishin ardhur, 100 herë më të vendosur për ‘ta mundur’ liderin politik që i kishte nxjerrë me pahir nga ‘skena e madhe’. Gjithaq edhe për faktin se, 2017 ishte ‘anus canabis’, viti i hashashit. Prapavija politike që kishte shpërndarë favore të shumta për katër vjet, duke ‘e liberalizuar’ prodhimin dhe trafikun, ishte në kohën për ta kërkuar të kthyer atë ‘nder në natyrë’.

Shtoji kësaj trusnitë ndërkombëtare që kërkuan ‘deal or no deal’, duke e kërcënuar kryetarin e opozitës me ‘vrasje’ politike.

Kjo, jo për të thënë se pas-marrëveshja nuk e ndikoi sadopak atë që ndodhi në fund të qershorit. Kryeministri i bllokoi ‘qenërisht’ ministrat e PD, shpërfilli mbledhjet e Task-forcës së zgjedhjeve dhe, në fund, kur u publikua raporti për 25 qershorin, i përqeshi.

Kryetari i PD e pa veten politikanin e dytë më të rëndësishëm në Shqipëri pas marrëveshjes dhe, nën ethet e kësaj hartoi një listë të diskutueshme kandidatësh për deputetë. Gjatë fushatës shtabi demokrat i komunikimit, gaboi shumë kur nuk u përpoq të godiste përshtypjen që mundohej të krijonte Rama se, mes tij dhe Bashës kishte edhe një marrëveshje paszgjedhore, dhe se ‘armiku’ ishte Meta dhe LSI.

Shkurt, marrëveshja e 17 majit ishte një pakt politik sasior, për të shpëtuar kalendarin demokratik, dmth datën e votimeve, por jo një pakt politik cilësor, për të përmirësuar zgjedhjet dhe aparatin e tyre.

Për këtë ajo u kthye në festë për të gjitha arsyet e gabuara. Mungesa e saj, megjithatë, do të prodhonte një farsë edhe më dëmtuese se drama në të cilën jemi. Pikërisht atë farsë që e shihni përditë në media, dhe të enjteve në Kuvend, me ‘opozitën e re’. Gjithmonë zgjidhni dramën para farsës.

 

Tags: bashaMarrëveshjarama

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Basha: Nuk kërkojmë pushtetin, beteja është për zgjedhje të lira e demokratike

Basha takon shqiptarët në Londër: Për demokraci janë këputur koka mbretërish

Sarandë/“Se duam më veten, jemi bërë të shesim shtëpitë”

Sarandë/“Se duam më veten, jemi bërë të shesim shtëpitë”

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset menaxheri i VIP-ave (Foto)

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset menaxheri i VIP-ave (Foto)

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari që organizonte lojëra fati nëpërmjet celularit, kundërshtoi me forcë policinë gjatë shoqërimit

by mirseda
12:05 | 17/07/2025
0

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Peqinit, pasi u kap duke ushtruar aktivitet të...

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Aksioni për sigurinë ushqimore, Tatimet: Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

11:16 | 17/07/2025
Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

Aksident në Durrës, 50-vjeçari me biçikletë përplaset nga makina nga një i ri dhe dërgohet në spital

11:13 | 17/07/2025
Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive/ 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren, ndërhyhet edhe nga ajri me helikopterin Cougar

08:14 | 17/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:12 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com