E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Maliqi i nxjerr “bojën” Bashës: Më gënjeu! Më sakrifikoi për Grida Dumën

Kandidati i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, ka konfirmuar se do të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Beratit. Sipas tij, politika ka nevojë për të dhe interesi i tij i vetëm janë qytetarët që e kanë votuar dhe mbështetur.

Ndër të tjera, në një intervistë për “Fax News”, ka zbuluar dhe krisjen midis tij dhe Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e ka gënjyer në zgjedhet parlamentare të vitit 2017, duke i premtuar që do të ishte i pari në listën e PD-së në Berat, por me një kusht; që mos ta bënte zë me njeri.

“Basha më gënjeu për Bashkinë e Beratit, duke vendosur për kandidatin e PR-së, për shkak se donte të kandidonte Grida Dumën në Durrës, dhe jo Agron Dukën. Më pas Basha më premtoi që do të isha i pari në listën e PD-së në Berat, dhe më kërkoi që të mos ia tregoja këtë askujt.

Më pas më renditi të tretin dhe vuri Eduard Halimin të parin dhe Astrit Veliajn të dytin. Në zgjedhjet e 2017-tës dola në fushatë me Ramën, për shkak se lista e Lulit ishte qesharake, dhe sulmet ndaj LSI-së e dëmtuan më shumë PD-në.

Le të jetë kryemininstri Rama, unë nuk do i shqitem derisa të plotësohen nevojat e votuesve të mi”, tha më tej Maliqi.

Ndërkohë që nëse do të ishte në dorën e tij, Maliqi tha që zgjedhjet duhet të mbaheshin sa më parë. Gjithashtu, Maliqi është shprehur se vota e tij në Kuvend do të jetë kundër Ramës, ndërsa do të votojë pro vetëm në rastet kur diskutohet Kodi Zgjedhor, dhe interesat madhore të vendit.

“Unë e kam thënë edhe më parë, që politika ka nevojë për mua, dhe jo unë për politikën. Kam qenë në drejtim të policisë në komisariate të ndryshme të vendit, dhe derimë tani që mbaj postin e zëvendësdrejtorit të burgjeve. Këto problematika që ngre sot PD, e kanë zanafillën në vitin 2008, në kodin zgjedhor”, tha Maliqi.

Lexo edhe :   Përgjimet e Ndraghetas: Fitojnë miqtë tanë të PS, mund të marrim çfarë të duam
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa është numri aktual, dhe ç’do të ndodhë me popullsinë e botës në të ardhmen

Deri në korrikun e vitit 2020, Toka banohej nga afërsisht 7.8 miliardë njerëz. Popullsia globale, është më shumë një vlerësim i numrit të përgjithshëm...

U gjet i mbytur/ Gruaja e ish-ministrit grek hedh akuzat : Mund të jetë vrarë

Vdekja e ish-ministrit të Rendit në Greqi, Sifis Valyrakis ka ngjallur reagime nga ana e familjes. Bashkëshortja e tij, Minas Papatheodorou – Valyrakis, dyshon...

Ura e Zogut drejt shembjes, fundoset me 30 cm njëra nga këmbët mbajtëse (Video)

Prurja e shumtë e ujit në Lumin Mat ka shkaktuar sërish probleme në Urën e Zogut në Milot. Marrja e inerteve pranë këmbëve te urës,...

Zbulohet klauzola e veçantë te Tirana, ja çfarë ndodh me kontratën e Dedes

Nevil Dede firmosi më 13 nëntor 2020 një kontratë 2-vjeçare me klubin e Tiranës. Pas vetëm 73 ditësh në krye të pankinës bardheblu, trajneri...

Krijoi parti me Murrizin, habit Valteri: Nuk e di ende se me kë do të kandidoj

Halit Valteri është konsideruar si një prej personazheve më të rëndësishëm të partisë së re të krijuar së bashku me deputetët Myslym Murrizi, Alban...