Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Belsh të Elbasanit.
Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur një të moshuar. I plagosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i njohur është dërguar menjëherë në spital.
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të hetuar rreth shkaqeve të aksidentit.