E hënë, 18 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Itali/ Shumëfishohet çmimi i maskave për mbrojtjen nga koronavirusi

Qytetarët italianë kanë denoncuar mashtrimin që po iu bëhet në këto momente kritike, kur një pjesë e vendit është prekur nga koronavirusi.

Paniku i qytetarëve nga mundësia e infektimit me koronavirusin vdekjeprurës, ka bërë që çmimet e produkteve higjieno-sanitare të shumëfishohet në Itali. Italianët i kanë boshatisur raftet e farmacive, duke bërë që pjesa e mbetur e qytetarëve t’i drejtohen platformave të blerjeve online.

Pas një monitorimi konstant prej disa ditësh, Enti Italian për mbrojtjen e të drejtave të Konsumatorëve, Codacons ka denoncuar se çmimi i shitjes online të një maske është rritur me 1700%. Konfeksioni me 5 maska shitet 189 euro online, kur dikur çmimi i një maske ishte vetëm 0.10 cent.

Shumëfishim të çmimit kanë pësuar dhe produktet higjeno-sanitare si ‘Amuchina’ e njohur si një disinfektant mjaft i fortë. Çmimi i këtij produkti 80 ml që deri më tani shitej me 3 euro, sot shitet në çmimin 22.5 euro, transmeton Ora News.

Enti Italian për mbrojtjen e së drejtës së konsumatorëve ka informuar se ka dorëzuar zyrtarisht një denoncim në Prokurorinë e Romës dhe tek autoritetet e ‘Guardia di Finanza’ spekulimet që po bëhen me çmimet e këtyre produkteve.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si u përgjysmuan në tetë vjet humbjet në sistemin energjitik shqiptar

Nga: Ilir Beqaj Prodhimi i energjisë elektrike në vite Vihet re që nga viti në vit ka luhatje të ndjeshme të energjisë elektrike të prodhuar në...

“U lodha, nuk dua të më shohë mami”, Semi shpërthen në lot para Donaldit

Semi ka patur një moment të tensionuar, pas izolimit brenda një shtëpie të monitoruar me kamera 24 orë. Shkëputja nga jeta e përditshme, duket...

Aksident i pesëfishtë në Durrës

Një aksident i pesëfishtë, fatmirësisht pa të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës. Një mjet me targa italiane, ka...

Bora Zemani shuan heshtjen për raportin mes Semit dhe Donaldit

Prej startimit të "Big Brother VIP", shumë është aluduar për një pëlqim të mundshëm ndërmjet Donald Veshajt dhe Semi Jaupajt. Mediat rozë kthyen në...

“S’ka vend për panik”, përfaqësuesja e IGJEUM flet pas tërmetit në Lezhë

Mbrëmjen e djeshme, vendi ynë u trondit nga një tërmet 4.5 Rihter me epiqendër në Lezhë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë...