E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Libri “Armët dhe Çunat”/ Shkëlzen Berisha: Erion Veliaj, burimi kryesor i autorit amerikan

Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për librin “Armët dhe Çunat” dhe autorin Guy Lawson, i cili e lidh Berishën me biznesin e fishekëve. Shkëlzen Berisha, zbuloi për herë të parë për publikun, një fakt të pa ditur, se burimi kryesor i këtij autori në Tiranë, ka qenë Erion Veliaj, i cili në atë kohë ishte në opozitë.

Ylli Rakipi: Ju keni vite që e investigoni këtë çështje, sepse është një problem shumë i madh për ju. Cili mendoni se është burimi i autorit në Tiranë? Që të thuash se Berishës janë “familja”, pra se janë mafia, dikush e ka bërë.

Shkëlzen Berisha: Unë i jam referuar atyre informacioneve që avokatët e mi, kanë marrë përgjatë procesit gjyqësor. Përgjatë procesit gjyqësor na janë vënë në dispozicion materiale që tregojnë se një nga burimet kryesore që zoti Lawson citon në Tiranë, është zoti Erion Veliaj.

Ylli Rakipi: Erion Veliaj? Si hyn Erion Veliaj këtu?

Shkëlzen Berisha: Erion Veliajn këtu e ka futur zoti Lawson, ose zotin Lawson aty e ka futur zoti Veliaj. Kjo ka dalë nga deklarimet që ai ka bërë përgjatë procesit gjyqësor në gjyqin e vitit 2018. Në gjyq autori ka identifikuar Erion Veliajn, si një nga burimet kryesore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...