E mërkurë, 22 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Shëndeti i Ramës, gazetari: Publiku duhet të sqarohet

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar lidhur me gjendjen shëndetësore të kryeministrit, me arsyetimin se lajmet për shëndetin e udhëheqësve janë çështje të rëndësishme.

Sipas tij, qeveria duhet të sqarojë publikun lidhur me këtë çështje.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Tomorri shkruan se për lajmet që kanë qarkulluar në media se kryeministri Rama është sëmurë, duhet të ketë një reagim zyrtar ku të sqarohet situata, ashtu siç ndodh në të gjitha vendet e tjera të botës.

Statusi i plotë:

Prej ditesh po qarkullojne disa lajme se kryeministri nuk eshte ne gjendje te mire shendetesore. Fillimisht erdhen nga nje deputet i opozites, por me pas u shumefishuan edhe ne portale apo media te tjera.

Keto lajmet per shendetin e atyre qe udheheqin jane ceshtje me shume rendesi, por edhe zarar. Ne vendet e zhvilluara kur qarkullon ndonje fjale per shendetin e kryeministrit apo presidentit ka menjehere reagim zyrtar nga qeveria, e cila informon publikun.

Nje SHBA madje behen publike edhe nje pjese e te dhenave nga rekordet mjekesore te presidenteve, megjithese me ardhjen e Trumpit u ngaterrua cik kjo pune. Se ai detyron doktoret qe te shkrujne ne raport se eshte njeri njeriu me i shendetshemne bote.

Por pak rendesi ka kjo.

Une uroj shume qe zoti Rama te jete mire me shendet. Por do ishte mire qe qeveria ta sqaronte kete ceshtje. A ishin lajmet per semundjen e kryeministrit, nje lajthitje idiote dhe e neveritshme e nje deputeti te opozites apo kryeministri ka kaluar me te vertete probleme shendetesore.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Për një parlamentarizëm antimafie, antikorrupsion

Nga: Pëllumb Nako Parlamenti filloi punimet nën një normalitet absolut. Sigurisht, u krijuan edhe komisionet përkatëse, të njëjtë si të viteve e dekadave më parë....

Alternime kthjellimesh dhe vranësira. Nesër priten teshje shiu të izoluara

Ditën e merkurë, vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu...

Artan Hoxha: Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar së fundmi një takim me 15 prokurorët e SPAK, ku ka përçuar mesazhe të rëndësishme....

Lajçak i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka njoftuar vendet e BE-së për situatën në veri të Kosovës. Me anë...

Kurti takim me ambasadorët e QUINT-it, zbulon vendimin e fundit

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku është diskutuar lidhur me reciprocitetin e targave me Serbinë. Kurti...