E martë, 28 Shtator, 2021
17.5 C
Tirana

Gërdeci/ Berisha rrëfen telefonatën me Delijorgjin 5 minuta pas shpërthimit

Shkëlzen Berisha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, lidhur me telefonatën e tij, me Mihal Delijorgjin, fill pas shpërthimit në Gërdec. Berisha tha se ishte ai që e telefonoi Delijorgjin, për t’u interesuar për një të afërm të tij, i cili punonte në Gërdec.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Zoti Mihal Deligjorgji, pas shpërthimit në Gërdec, ka komunikuar me stafin më të afërt, zotin Mediu dhe me ju. Përse?

Shkëlzen Berisha: Kjo është një ngrehinë tjetër shpifjesh, që lidhet me çështjen e tablateve. Dua t’ju pyes diçka, nëse ju flisni me dikë në telefon, a ju bën kjo juve ortak apo bashkëpjesëmarrës në biznesin e personit me të cilin flisni në telefon?

Ylli Rakipi: Jo, sigurisht jo. Me Delijorgjin flas dhe unë, flet pronari i televizionit Irfani, të gjithë flasin.

Shkëlzen Berisha: Zoti Rama ka 200 telefonata me zotin Delijorgji, të cilit i ka dhënë leje ndërtimi sepse ka qenë kryetar bashkie. Nuk e akuzon njeri zotin Rama, që është pjesëtar në biznesin e ndërtimit të zotit Delijorgji për shkak të telefonatave.

Ylli Rakipi: Po ai nuk e ka bërë telefonatë, 5 minuta pas shpërthimit të Gërdecit.

Shkëlzen Berisha: Mua, zoti Delijorgji nuk më ka marrë në telefon. E kam marrë unë i pari në telefon. Unë kam qenë në Suedi, në Stockholm, ditën kur ka ndodhur ngjarja. Persona të afërm, të ish bashkëshortit të tezes time, të ndjerit zoti Hoxha, i cili humbi jetën, në këtë aksident, më kanë kërkuar të interesohem tek personi në fjalë. Unë e kam marrë në telefon. Nuk është përgjigjur, sepse me siguri ka qenë në një moment të vështirë.

Lexo edhe :   10 skenaret e të ardhmes së Partisë Demokratike

Ylli Rakipi: Mos gaboj është një njeri i afërt juaji, që zoti Berisha nga nxitimi i ngatërroi emrin.

Shkëlzen Berisha: Jo nuk është nga nxitimi. Zoti Muhamed Hoxha, ish bashkëshorti i tezes time. Familja ime, si shumë familje të tjera shqiptare, ka brenda vetes, historinë e emigracionit. Njerëzit shkojnë në emigrim. Ka raste nuk shihen prej vitesh. Gjyshër që nuk njohin nipërit, teze që nuk njohin nipërit. Në këtë aspekt, i ndjeri sapo ishte kthyer nga emigracioni bashkë me tezen. Une e kam takuar dy ose tre herë. Nuk e dija që punonte atje, e kam marrë vesh nga këta të afërm, që më kanë telefonuar dhe më kanë kërkuar të interesohem. Babai im nuk e ka takuar kurrë personin në fjalë, edhe anëtarë të tjerë të familjes time, ka patur nga ata që nuk e kanë takuar asnjëherë.

Lexo edhe :   Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Berisha, nga Ryersoni tek Yuri Kim

Nga: Mentor Kikia Zhvillimet që po ndodhin tani në politikën shqiptare janë më të rëndësishmet që kanë ndodhur që nga vitet 1990-1992. Dhe kanë për...

Bërnabiq: BE nuk po bën asgjë, ose fare pak për situatën në Kosovë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Bashkimi Evropian, në këtë moment, “nuk po bën asgjë, ose po bën fare pak” në lidhje me...

Dojna Mema i bashkohet ‘Big Brother Vip’, zbulohet pozicioni që i është besuar

“Big Brother Vip” starton në fillim të tetorit. Edhe ky edicion do të drejtohet nga Arbana Osmani. Revista “Vip Magazine” ka zbuluar se Dojna Mema...

Asnjë i dënuar për atentatin tek ‘Komuna e Parisit’, lihen të lirë dajë e nip

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të cilët akuzoheshin për vrasjen e Hekuran Billës, janë liruar nga qelia. Me vendim të Gjykatës, nga ‘arrest me...

“Qeveritë të takohen më shpesh”, akademiku Rexhep Qosja mesazh Ramës dhe Kurtit

Në ceremoninë e vlerësimit nga Edi Rama me titullin “Kordoni i Madh me Yllin e Medaljes”, të zhvilluar në Prishtinë, akademiku i njohur Rexhep...