Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur shet bankën vetëm një dollar, në Greqi si bari mbaron

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur shet bankën vetëm një dollar, në Greqi si bari mbaron

Pa hë, dil e kundërshtoje Kryeministrin, më thoshte një lexues i Konicës pas një videoje që hodha para tre ditësh dhe arriti në gati gjysëm milionë njerëzi. Në video, thashë se ministri grek kërkonte punëtorë sezonalë në Greqi. Shkurt, thashë akoma, se e mira ishte të kishim kushtet të punonim, e të rrinim barinj në malet tona…

Lexuesi i vëmendshëm e kishte kapur në ato 1500 komente që shoqëronim videon dhe më tregonin mua, se problemi është shumë më i ndërlikuar se sa mendoj unë, apo ata që analizojmë këto punët tona nëpërmjet gazetave a televizioneve. Duke u rikthyer në temë, dje kryeministri ynë, pohoi se po bisedohej me Greqinë për punëtorë sezonalë. Për këtë, lexuesi i përmendur më sipër, më thoshte të mbaja llafin, e të kundërshtoja kryeministrin.

Natyrisht që mbaj të njëjtën ide dhe do mundohem poshtë të sqaroj se kjo politikë, qoftë edhe e Ramës, nuk do na shpjerë larg, apo thjesht nuk do na shpjerë gjëkundi…

Nuk ka nevojë të bësh llogari të mëdha për të dalë në konkluzion, se nëse në tokën tënde, që është ngastërzuar pafund, ku është në fuqi ligji 7501 me pasojat e tij, ku bujqësia është keqpërdorur nga partitë e të dy krahëve, vetëm si hambar votash, të përfundosh si përfundojmë ne. Pra veç punës në fushat greke, të bëhesh edhe bari në malet e saj…

Faktori tjetër, që po i paraqes lexuesit, duket ca më i çuditshëm dhe po aq për dreq si ato që përshkrova më lart…

Shqipëria, që së pari duhet ta kishte bujqësinë e veçanërisht blegtorinë një nga sektorët primarë të saj, qoftë edhe për të furnizuar turizmin, është i vetmi vend që nuk ka bankë bujqësore.

E ka pasur ndonjëherë thua!? Po, e ka pasur më parë, po e ka shitur para ca vitesh nën udhëheqjen e ekonomistit Nano,i cili thuasje në të njëjtën filozofi të ekonomistit tjetër Pashko, do ta mbaj apo do mbahet mend, për një frazë të çuditshme…

“Po në ekonomi tregu jemi … kështu që edhe barin do ta blemë jashtë…”

Si rezultat i kësaj filozofie, Shqipëria, që ka pasur traditë blegtorinë, sot plotëson nevojat e saj për mish në kufirin e vetëm 40 përqind të banorëve të saj…

Po të kthehemi te Banka Bujqësore, të cilën e quanim Banka Agrare dikur dhe në mos gaboj e kishim të krijuar që nga një kohë ndoshta edhe para Hoxhës.

“E shita unë”, tha ish ministri i financave Malaj. “E shita për një dollar. Në fakt, vazhdoi ai në një emision televiziv, ku diskutonim bashkë – vetëm sa nënshkrova falimentimin e saj…”

Për shkak të natyrës së emisionit, nuk i thashë se kisha dëgjuar, se këtë bankë ata që e blenë, tentuan ta rishisnin ca kohë më vonë te arabët, duke iu kërkuar vetëm për asetet e saj nja 4 miliardë dollarë… Le ta zëmë se blerësi nuk ka kërkuar aq, po ca më pak. Thelbi mbetet i njëjtë.

Për hir të vërtetës historike, banka kishte kohë që kishte falimentuar, duke dhënë kredi pa asnjë kriter, shumica e të cilave u shfrytëzuan për të blerë ndoshta edhe benzat bythshtrembër të asaj kohe, pra 1992-1996 të Berishës, ajo i kishte bërë gropën vetes së saj. Duke krijuar një pafundësi kreditorësh të këqinj. Por ata që erdhën pas Berishës, dmth Nano me shokë, duhet të kuptonin se kjo bankë i duhej Shqipërisë më shumë se gjithcka.

Po nuk ndodhi kjo, ndodhi ajo filozofia që i citova Nanos më lart, që bari tani në kapitalizëm mund të blihej edhe jashtë.

A ka mundësi që një vend si yni, që duhet ta ketë blegtorinë krahas bujqësisë në themel të ekzistencës së tij, të mos ketë bankë bujqësore?

Ne jemi vend kapitalist dhe nuk na duhet bankë publike mund të thotë dikush. A është vërtet kështu dhe nuk ka pse të kemi bankë publike?

Shembulli më i thjeshtë do të vinte nga Gjermania kapitaliste, e cila sot, ashtu si ne është mbërthyer nga pandemia e koronavirusit. Ka vendosur ta zgjidhë krizën e krijuar veç të tjerash, me një bankë publike të quajtut KFV. Në Shqipëri e njohin këtë lloj banke për shkak të ndihmave a kredive që na jep herë pas here për projekte të vëcanta.

Nëse Shqipëria sot, do të kishte bankën e saj bujqësore me kapital shtetëror, punët ndoshta do të ishin më ndryshe.

Në ato malet e Kukësit, a të Kolonjës sime, apo në Luginën e Vjosës, mund të shihje sot me mijëra a miliona krerë bagëti, baxho djathi, e traditë artizanale.

Nuk do të kishe nevojë të rropateshe këndej e andej. Ato 5 milionë euro për të pasur si fillim nja dyqind mijë qingja dhënë fshatarëve të Kukësit, e që mund të riktheheshin me dele vitin tjetër, duke mbajtur qingjat e rinj, do të shumëfishonin në pafundësi pasurinë tonë. Duke mbajtur kështu edhe turizmin po të doni.

Po për të mbajtur këtë bagëti, duhet edhe bari dhe këtu fillojnë vështirësitë… Natyrisht po të ndiqje filozofinë e ekonomistit Nano, duhet ta blije… Natyrisht Nano ashtu si dhe Pashko, që kishin dhënë tërë jetën në ekonomi marksiste, kur hyri epoka kapitaliste mësuar në ndonjë cep reviste që vetëm ata e kishin privilegj ta lexonin, vetëm kështu mund të mendonin …

Po mund të mendoje më normalisht dhe akoma më normalisht do të mendonte Banka Bujqësore që ministri i Nanos më tha se e shiti për një dollar.

Thelbi është ca më i thjeshtë siç edhe e thashë në fillim të këtij shkrimi.

Nëse në tokat tona, nuk kemi bërë reformë agrare asnjëherë, por kemi përdorur një ligj 7501 që edhe sot nuk dihet ta lë tokën në përdorim, apo e ke tënden, nëse kjo tokë është e ngastërzuar pafund, si i bëhet!??

I bëhet thjeshtë…  Fshatari që rropatet pafund, vjen vërdallë tokës së tij dy dynymshe duke bërë çdo operacion vetë. Nga punimi, e deri te shirja e korrja, e pastaj deri te tregu i shitjes. Me një fjalë një histori mesjete….

Duke shkruar këtë artikull, mu kujtua një tjetër që fliste për luftën anglo-ruso-turke në Sevastopul këtu e njëqind e ca vjet më parë.

Burokracitë dhe vështirësitë e pafundme, e kishin vënë në llogoren me baltë ushtarin anglez, i cili për ushqim, ilaçe, a barut duhet të priste që të mobilizoheshin tërë hallkat burokratike të shtetit me letrat përkatëse…

Dhe artikullshkruesi që përshkruante tërë këtë tragjedi, e mbaronte shkrimin me fjalët: I gjendur në këto situata ushtari anglez, përshëndeste plumbin rus që e çlironte nga këto fatkeqësi.

Në konditat e ushtarit anglez, është fshatari apo fermeri ynë, si e quajmë me termat e rinj kapitalistë atë.

Me tokë të copëtuar, të ngatërruar në ligjin 7501, me ndihma që i vijnë nga burokracia shtetërore, që kujtohet për të në kohë fushatash politike, ai duhet të përgatitet të punojë tokat në Greqi, a kudo të gjenden ato. Po pak, për të mos thënë aspak, të punojë tokat e tij.

Po të rikthehemi edhe njëherë te titulli i shkrimit. Nëse ti si i vetmi vend neto bujqësor në rajon e më gjerë, je i detyruar të kishe Bankë Bujqësore do të kuptoje se ajo do t’i zgjidhte me lehtësi e qartësi ato që mundonin fshatarin tënd.

Nuk e ke këtë bankë. Po nëse e kishe edhe e shite vetëm për një dollar një nga bankat më të fuqishme të vendit tënd dhe ndoshta edhe më të domosdoshmen, nuk ka pse të çuditesh nga fati yt. Ai nuk mund të jetë veçse i materializuar në titullin e këtij shkrimi.

Po shite Bankën Bujqësore për një dollar, atëherë ka vetëm një variant… të punosh bari në malet e Greqisë.

Kjo do të ishte përgjigja ime, se sa dakord jam unë që kryeministri të flasë me grekët për punëtorë sezonalë dhe vitin tjetër me pandemi a pa pandemi, të vazhdojmë avazin e vjetër. Të punojmë në tokat e Greqisë apo të një dreqi e di…/Konica.al

Tags: BerishaGreqiNanorama

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Next Post
“Mos ndalni punën”/Xhafaj: Koronavirusi nuk mund të bllokojë formimin e Drejtësisë së Re

“Mos ndalni punën”/Xhafaj: Koronavirusi nuk mund të bllokojë formimin e Drejtësisë së Re

Mungon shtrëngimi i duarve, por Buffon dhe Agnelli kanë vendosur gjithcka

Mungon shtrëngimi i duarve, por Buffon dhe Agnelli kanë vendosur gjithcka

100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse për Shqipërinë/ Meta falënderon Hungarinë

100 mijë maska dhe 5 mijë veshje mbrojtëse për Shqipërinë/ Meta falënderon Hungarinë

JU REKOMANDOJMË

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

Po shet bizneset e fuqishme! Dalin arsyet, ja pse Samir Mane po largohet nga Shqiperia

12:15 | 24/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi
Aktualitet

Përmbyset kamioni tek ‘Shkalla e Tujanit’, plagoset shoferi

by mirseda
20:28 | 01/07/2025
0

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”....

Miqësore/ Humbje e thellë për Vllazninë, Dinamo bie në Tetovë

Miqësore/ Humbje e thellë për Vllazninë, Dinamo bie në Tetovë

20:26 | 01/07/2025
Nga aleatë në armiq: Grindja me Trump i kushton Elon Musk miliarda

Nga aleatë në armiq: Grindja me Trump i kushton Elon Musk miliarda

19:54 | 01/07/2025
Protagonist me gol dhe asist, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore

Protagonist me gol dhe asist, Asani përfshihet në formacionin e javës në Kore

19:51 | 01/07/2025
Synohet huazimi para Botërorit/ Lojëtari unik Messi, mund të rikthehet në Europë

Synohet huazimi para Botërorit/ Lojëtari unik Messi, mund të rikthehet në Europë

19:37 | 01/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com