Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturën drejtuese të partisë në qytetin e Shkodrës.
Sipas saj, të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste.
Ndër të tjera, Kryemadhi tha se ekonomia është shkatërruar, dhe se gjatë qeverisës së Edi Ramës, mijëra të rinj janë larguar nga vendi.
Monika Kryemadhi: ”Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të Kryeministrit, 2 ministra të qeverisë, Zëdhënësi i Kryeministrit, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër e të tjera me radhë.
Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar. Sepse janë pasuruar me buxhetin e shtetit, me veprimtarinë ku thjesht një firmë e Edi Ramës u ka dhënë atyre 46% të buxhetit të shtetit, me të cilin tallen dhe bëjnë hajgare me paratë e shqiptarëve.”