E enjte, 21 Janar, 2021
5 C
Tirana

Kryemadhi nga Shkodra: Socialistët me LSI-në, Rilindja shkatërroi emrin e PS-së

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturën drejtuese të partisë në qytetin e Shkodrës.

Sipas saj, të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste.

Ndër të tjera, Kryemadhi tha se ekonomia është shkatërruar, dhe se gjatë qeverisës së Edi Ramës, mijëra të rinj janë larguar nga vendi.

Monika Kryemadhi: ”Të gjithë socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së, sepse Rilindja shkatërroi emrin e Partisë Socialiste duke degraduar në arrogancë, në atë shfaqje të shëmtuar që pamë, kur 3-4 ditë më përpara, tre çereku i Shkodrës, i Laçit dhe i Lezhës ishin kthyer si Venecia, më toka, rrugë dhe shtëpi të përmbytura dhe ndërkohë shikoni ministrat e qeverisë që darkonin në restorante luksoze. Por nuk është vetëm ky problemi. Problemi qëndron që bashkësia e tavolinës ishte një bashkësi që nuk kishte lidhje, Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, me një nga klientët VIP të Kryeministrit, 2 ministra të qeverisë, Zëdhënësi i Kryeministrit, oligarku në njërën anë, drejtori në anën tjetër e të tjera me radhë.

Dëgjojmë sesi ai do të fokusohet për punësimin e të rinjve dhe të rejave, ky njeri që jo vetëm nuk punësoi, por mbylli me qindra mijëra biznese në Shqipëri, shkatërroi ekonominë shqiptare dhe e ktheu atë në duart e 2-3 oligarkëve, të cilët nuk janë as oligarkë me punë, janë oligarkë të emëruar. Sepse janë pasuruar me buxhetin e shtetit, me veprimtarinë ku thjesht një firmë e Edi Ramës u ka dhënë atyre 46% të buxhetit të shtetit, me të cilin tallen dhe bëjnë hajgare me paratë e shqiptarëve.

Lexo edhe :   Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...