Aktualitet

Krujë/ Bashkia: Pallati i pabanueshëm, Instituti i Ndërtimit kërkon riparime


               Publikuar në : 21:25 - 13/01/20 M S

Muharrem Hocja është investitor i një pallati në Krujë, dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Krujës i ka vënë një tabelë me shkrim dore ku thuhet që pallati është i pabanueshëm.

Muharremi tregon se ka një raport të hartuar nga një firmë private, që e nxjerrin pallatin në rregull në kolona e bazament.

Grupi i xhirimit i “Stop” kërkoi një akt-konstatimi të dytë dhe Bashkia mblodhi disa inxhinierë, të cilët thanë se plasaritjet janë problematike, ndërsa për themelet dhe strukturën, nuk mund ta vlerësojnë.

Pasi kërkuam ndihmën e Institutit të ndërtimit, drejtori Agron Hysenlliu u shpreh se struktura është e qëndrueshme dhe ka nevojë vetëm për riparime, që banorët të futen brenda. /tvklan

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT