Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Krimi makabër/Vëllai i Aldisonit: Ai dhe Ariela ishin të lidhur, prindërit e mi…

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Pas ngjarjes së rëndë të së dielës, ku u vra Ariela Murati, 21 vjeçe dhe u vetëplagos Aldison Belulaj, dalin të tjera dëshmi.

Vëllai i Aldison Belulajt është shprehur se ky i fundit dhe Ariela ishin të lidhur, ndryshe nga dëshmitë e të afërmve të vajzës.

Madje, sipas vëllait të autorit të krimit, prindërit e Aldisonit kishin shkuar në shtëpinë e vajzës për t’i kërkuar asaj dorën, ndërsa shton se i vëllai nuk e ka kërcënuar kurrë Arielën dhe se nuk ka pohuar kurrë se do ta vriste atë, ndryshe nga raportimet e bëra në medie pas ngjarjes.

Duket se tashmë vrasja e 21-vjeçares nga studenti i infermierisë merr një tjetër rrjedhë, teksa mbetet mister shkaku që çoi në krimin e rëndë.

Detaje rreth krimit:

Ngjarja ka ndodhur para portës se Fakultetit te Mjekësisë, ndërsa autori Aldison Beluli 23 vjeç ka qëlluar edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Studentja me origjinë nga Berati, por që jetonte në një fshat të Fierit është qëlluar teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.

Aldison Beluli 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar për vdekje me armë zjarri studenten e Juridikut, pasi vajza ka refuzuar kërkesën për lidhje dhe më pas veten. E reja është qëlluar me disa plumba, teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj dhe ka ndërruar jetë në spital. Autori ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacion.

Pas ngjarjes së rëndë, prindërit e Arielës kanë marrë rrugën drejt Tiranës mes lotësh. Ata kanë mbërritur në ambientet e morgut për të parë trupin e pajetë të vajzës së tyre 21-vjeçare, ndërsa mësohet se janë shprehur se “autori i krimit do ta paguajë atë që kenë bërë”.

Prindërit e Ariela Muratit, të cilët jetojnë në një fshat të Fierit, ishin në dijeni të raportit të vajzës së tyre me autorin e ngjarjes, Aldison Belulajn, i cili i kishte kërkuar dorën vajzës në shtëpi. Por prej asaj kohe, ata nuk kanë patur komunikim me 24-vjeçarin, i cili ditën e djeshme qëlloi me armë zjarri mbi vajzën e re.

Sipas dëshmive të të afërmve dhe shokëve të autorit dhe viktimës, thuhet se prindërit e Aldosenit, por edhe të Arielës i kishin kërkuar të hiqte dorë nga vajza pas refuzimit të saj.

Dy të rinjtë kanë qenë nxënës të shkëlqyer në shkollën e mesme “Sotir Kapo” në Zharrez të bashkisë Patos. Mësohet se para një jave Aldison Beluli është grindur me familjarët për këtë çështje, pasi ata i kanë kërkuar që të mos e shqetësonte më Ariela Muratin.

Krimi i rendë ka tronditur me dhjetëra qytetarë, të cilët i kanë parë të shtrirë dy të rinj tek dera e fakultetit të mjekësisë.

DREJTORESHA E SHKOLLËS FLET PËR ARIELËN DHE ALDISONIN

Drejtoresha e shkollës “Sotir Kapo”, ku Ariela dhe Aldison Belulaj u shkolluan, ka folur për këta të fundit pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme.

Mireta Nasto, e prekur nga ngjarja e rëndë tregon për News 24 se Ariela Murati ishte nxënëse ekselente si dhe një vajzë shumë e edukuar. Mes të tjerash Nasto pohon se Aldison Belulaj njihej si një djalë i qetë dhe se kurrë nuk kishte qenë problematik në shkollë.

“Jemi shumë të shokuar nga ajo që ka ndodhur. Ariela ka qenë një nxënëse ekselente, me nota të mira. Vinte nga një familje shumë e mirë. Por edhe djali nuk ka qenë problematik në shkollë. Ariela vinte shpesh herë në shkollë për të pyetur për motrën e tij, pasi ajo është më e vogël. Interesohej shumë për notat e motrës së saj”, tha drejtoresha e shkollës.

Gjendja e Aldisonit:
Autori i krimit të rëndë, Aldison Belulaj ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Mësohet se 23-vjeçari i është nënshtruar një operacioni në tru, i cili ka zgjatur më shumë se 5 orë.

Tashmë, i riu është në gjendje të pavetëdijshme dhe mbahet në jetë me anë të aparaturave. Mjekët shprehen se gjendja e tij është mjaft kritike.

Belulaj pësoi dëmtime në tru, teksa dje vrau vajzën që dashuronte Ariela Muratin, 21 vjeçe, të cilën e qëlloi me 5 plumba e më pas qëlloi veten në kokë. TIRANA TODAY

Tags: Aldison BeluliAriela Muratifletkrimivëllaivrasja

TË LIDHURA

Politikë

Koçiu: Turizmi rritet me investime, “Rilindja Urbane 2.0” zhvillon qytetet

14:54 | 06/06/2026
Aktualitet

Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të

14:45 | 06/06/2026
Aktualitet

Ekstradohet në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitjen me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari

14:19 | 06/06/2026
Next Post

Zyrtare/ Rama e Tsipras do të takohen në Davos. Çfarë pritet të ndodhë?

FOTO/Më në fund Zaimina prezanton partnerin e saj

Foto/Lule dhe qirinj te vendi ku u qëllua Ariela, fjalët rrëqethëse të pedagoges së saj







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Koçiu: Turizmi rritet me investime, “Rilindja Urbane 2.0” zhvillon qytetet

by mirseda
14:54 | 06/06/2026
0

Zv/kryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot se “bukuria natyrore nëse nuk mbështetet me investime mbetet vetëm potencial, mundësi,...

Zhduket pa gjurmë 35-vjeçari në Tiranë, prej tre ditësh familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të

14:45 | 06/06/2026

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

14:28 | 06/06/2026

Ekstradohet në Greqi 46-vjeçari shqiptar, dyshohet për grabitjen me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari

14:19 | 06/06/2026

“La pas një foshnjë 8-muajshe”/ Hapet GoFundMe për familjen e policit të vrarë Enea Mekolli

14:04 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com