Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një person u ka marrë jetën dy motrave. Filimisht u raportua se djali kishte shtënë mbi të motrën, e më pas disa të dhëna të tjera rrëzuan këtë krim në familje.
Një krim i dyfishtë ka ndodhur në Astir, ku një 60 vjeçar ka qëlluar për vdekje 2 motra.
Mësohet se autori është një shqiptar i Maqedonisë, shtetasi P. T., i dashuri i njërës prej viktimave, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.
Autori është larguar nga banesa, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij.