Si çdo fundvit, Angela Merkel mbajti sot fjalimin për Vitin e Ri drejtuar qytetarëve gjermanë. Por pandemia që ka gjunjëzuar botën, bëri që 1.7 milion gjermanë të infektoheshin nga COVID-19 dhe mbi 32.000 të humbnin jetën.
“Nuk mendoj se po e ekzagjeroj kur them se asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk kemi përjetuar të gjithë një vit kaq të vështirë”, tha kancelarja Merkel.
Ajo gjithashtu shprehu mirënjohjen dhe falenderimin e saj për të gjithë ata që kanë patur besim dhe durim të jashtëzakonshëm, dhe kanë luftuar kundër Covid-19.
“Pandemia e koronavirusit ishte dhe është një sfidë politike, shoqërore dhe ekonomike një herë në një shekull”, shtoi Merkel.
Në Gjermani akoma vazhdojnë të jenë shifrat e larta, ku të mërkurën u shënuan për herë të parë mbi 1000 raste infektimi në një ditë të vetme.