E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Ku përfundoi pasuria e madhe e Sadam Huseinit

17 vjet pas rrëzimit të Sadam Huseinit, Iraku është sot një vend i varfër dhe i zhytur në kaos. Për 34 vite, ai sundoi me grusht të hekurt, duke u akuzuar për krime lufte, dhe vrasjen e të paktën 250 mijë njerëzve.

Shkaktoi disa luftëra rajonale, dhe i sfidoi fuqitë e mëdha. U gjykua dhe u ekzekutua me varje në litar më 30 dhjetor 2006. Kur u arrestua, iu gjet një pasuri prej 2 miliardë dollarësh.

Sipas OKB, ai zotëronte 8 pallate të mëdha, me mbi 1.000 apartamente, disa prej të cilave ishin zbukuruar me ar.

Por besohet se në 5-10 miliardë dollarë, u transferuan jashtë vendit nga anëtarët e familjes së Sadamit. Nga ana tjetër, shumë nga paratë që u zbuluan në momentin e pushtimit nga SHBA, rezultojnë ende sot të zhdukura.

Qeveria irakiane, pretendon se mungojnë të paktën 17 miliardë dollarë. Një pjesë e tyre u vodhën nga ushtarët amerikanë. FBI zbuloi se një ushtar kishte hapur 91 depozita bankare me vlerë 440.000 dollarë në një bankë në Arizona.

Një ushtari tjetër iu gjetën rreth 700.000 dollarë. Të paktën 35 ushtarë amerikanë u akuzuan për vjedhjen e parave të Sadamit.

                                       TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...