Kryeministri Edi Rama së fundmi ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një postim të Presidentit Donald Trump, teksa thekson se qytetarët frikë s’duhet të kenë aspak, por kujdes po.
“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”- thuhet në prononcimin e bërë nga Trump.
Reagimi i plotë i Ramës: “FRIKË ASPAK, KUJDES PO!
Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrsesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:
“Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!”