E shtunë, 25 Shtator, 2021
14.5 C
Tirana

Studimi i ri, si i infekton koronavirusi qelizat e njeriut

Shkencëtarët kinezë kanë përdorur një mikroskop me krio elektrone për të zbuluar se si koronavirusi infekton njerëzit.

Studimi tregon se virusi shënjestron një lloj receptorësh që gjenden në qelizat e njeriut në mushkëri, zemër, veshka dhe zorrë.

Sipas studimit të ri, botuar në revistën “Science”, virusi shënjestron receptorin ACE2 të njeriut që është lidhur me transportuesin aminoacid. Ky nëntip i strukturës së receptorit ACE2 nuk ishte zbuluar kurrë më parë.

Virusi përdor fushën përçuese për t’u lidhur me strukturënACE2, që i mundëson koronavirusit të infektojë qelizën. Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi të ndihmojë në gjetjen e një vaksine që parandalon infeksionin të prekë qelizat e njeriut.

Një studim i mëhershëm zbuloi se proteina e virusit ka dy fusha lidhëse për receptorët, njëra përçuese dhe tjetra marrëse. Këto i lejojnë virusit që të lidhet me qelizat e njeriut dhe t’i pushtojë ato. /opinion.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Yuri Kim me porosi të qarta nga Uashingtoni, vulos fundin tragjik të Berishës

Dje, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi rihapjen e hetimeve për tragjedinë e "Gërdecit". Nga ana tjetër, ambasadorja...

Aksident në Kuçovë, shoferi shpëtohet katër orë pas bllokimit në kamion

Në Kuçovë ka ndodhur mrekullia, ku shoferi është shpëtuar katër orë pas bllokimit në kamion. Drejtuesi i kamionit me inicialet A. P.,  që mbeti...

Njihuni me këmbimin valutor, 25 shtator 2021

Në kursin e këmbimit valutor, sot vihet re një rritje e lehtë e dollarit, frangës zvicerane, paundit britanik dhe euros. Më poshtë do të gjeni...

E shtuna me diell dhe temperatura deri në 30 gradë

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do...

Në rritje kërkesat për azil, arrijnë nivelin më të lartë të pas-pandemisë

Kërkesat për azil nga shqiptarët kanë filluar rritjen graduale pas lehtësimit të kritereve të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Europian, por sërish ato mbeten...