Koronavirusi në Kosovë/ Rritet numri i viktimave

Në Kosovë është rritur numri i viktimave si pasojë e koronavirusit.

Gjatë ditës së sotme, një tjetër pacient i prekur me COVID-19 ndërroi jetë.

“Sot në ora 11:30, për fat të keq një person ka vdekur nga koronavirusi. Pacienti që ka humbur betejën me COVID-19, ka pasur sëmundje shoqëruese paraprakisht. Ky është pacienti i 21 i cili ka vdekur nga koronavirusi”, tha Arben Vishaj, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan “Rel”.

Ai ka bërë të ditur se aktualisht në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 60 pacientë me koronavirus, pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Kosova deri më tani ka konfirmuar 731 raste me COVID-19.