Referuar përplasjes së banorëve të shtëpive në zonën e “Petro Ninit” me punonjësit e përmbarimit, ka reaguar edhe kryebashkiaku Veliaj. Me anë të postimeve në twitter, ai thotë se konflikti është trajtuar në Gjykatë, dhe ata që e politizojnë na kujtojnë prej kujt i kemi peshqesh këto gjykata.
“1/2 @BashkiaTirane nuk ASNJE perfshirje te PNL, as ka PDV apo leje ndertimi! Konflikti i pronareve te tokes me banoret e nje ndertese me shtesa pa leje eshte trajtuar ne GJYKATE! Ata qe e politizojne na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh keto gjykata e keto plage me pronat”.
Veliaj shton më tej se Bashkia e Tiranës i ofron mbështetje banorëve me banesa sociale.
“1/2 E megjithate @BashkiaTirane eshte gati qe SOT t’i ofroje mbeshtetje me BANESA SOCIALE ne kushte shume me te mira se katet pa leje te gjithe familjeve te prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATEVE per pronat, kontratat e llogarite e tyre, pavaresisht vendimit te gjykates!”.