Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Konferencë e papritur, Basha propozon reformën radikale (VIDEO)

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Konferencë e papritur, Basha propozon reformën radikale (VIDEO)

Gjatë një takimi të mbajtur me të rinj dhe intelektualë, kryetari i PD-së Lulzim Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor. Sipas liderit demokrat, qeveria kalimtare është garante për votën e lirë. Ai ka prezantuar platformën për reformimin e sistemit, duke theksuar se sistemi zgjedhor nuk është një vendim i partive politike, por i popullit.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë, për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat. Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet.

Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur. Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg.

Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre. Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë.

Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë.

Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë. Sistemi zgjedhor të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive.

Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një Parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat”, tha ai.

“Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë. Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm. Reforma zgjedhore është hapi i parë, për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE. Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm, përfitojnë të gjithë shqiptarët”, deklaroi kreu i PD.

Tags: bashabereforma zgjedhore

TË LIDHURA

Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!
Aktualitet

Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!

12:45 | 16/03/2026
PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Berisha: “Mur në mbrojtje të korrupsionit”
Aktualitet

PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Berisha: “Mur në mbrojtje të korrupsionit”

12:33 | 16/03/2026
Arrestohet amerikani në Tiranë: 21-vjeçarja e denoncon për përdhunim, “më shantazhoi”
Aktualitet

Arrestohet amerikani në Tiranë: 21-vjeçarja e denoncon për përdhunim, “më shantazhoi”

12:31 | 16/03/2026
Next Post
10 trashëgimitë më të mëdha, që i janë lënë kafshëve nga pronarët e tyre

10 trashëgimitë më të mëdha, që i janë lënë kafshëve nga pronarët e tyre

Shënohen raste të reja me koronavirus në Indonezi

Shënohen raste të reja me koronavirus në Indonezi

‘Theu rrjetin’, deputeti: Femrat e mia kanë pirë më shumë uiski se ujë (VIDEO)

'Theu rrjetin', deputeti: Femrat e mia kanë pirë më shumë uiski se ujë (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Manaj trondit Sylvinhon, Daku në stol – rikthehet Broja
Sport

Manaj trondit Sylvinhon, Daku në stol – rikthehet Broja

by mirseda
12:55 | 16/03/2026
0

Në pritje të publikimit të listës me lojtarët e ftuar për takimet e fazës “play-off” në kualifikueset...

Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!

Berisha: Rrezikohen marrëveshjet me BE, Rama bëri akt të rëndë me Serbinë!

12:45 | 16/03/2026
PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Berisha: “Mur në mbrojtje të korrupsionit”

PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Berisha: “Mur në mbrojtje të korrupsionit”

12:33 | 16/03/2026
Arrestohet amerikani në Tiranë: 21-vjeçarja e denoncon për përdhunim, “më shantazhoi”

Arrestohet amerikani në Tiranë: 21-vjeçarja e denoncon për përdhunim, “më shantazhoi”

12:31 | 16/03/2026
Rreziku i minave në Hormuz: Trump dërgon 2,500 marinsa amerikanë në Lindjen e Mesme

Rreziku i minave në Hormuz: Trump dërgon 2,500 marinsa amerikanë në Lindjen e Mesme

12:28 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com