E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

10 trashëgimitë më të mëdha, që i janë lënë kafshëve nga pronarët e tyre

10- Shimpanzeja Babëlls. Trashëgimia: 2 milionë dollarë. Majmuni ishte kafsha e preferuar e mbretit të muzikës pop, Majkëll Xhekson.

9- Një numër i paspecifikuar qensh. Trashëgimia: 4 milionë dollarë. Ajo iu la qenve në vitin 2009, nga bashkëshortja e krijuesit të serialit të famshëm “Star Trek”.

8- Pula Gigo. Trashëgimia: 10 milionë dollarë. Paratë iu lanë trashëgim në vitin 2001, nga pronari i fermës Majls Blekuell.

7-Qentë Conçita, Luçia dhe Maria. Trashëgimia: 11 milionë dollarë. Iu dhuruan pas vdekjes nga binesmenia dhe pronarja e tyre Geil Pozner. Djali i saj e paditi në gjykatë këtë vendim.

6- Qeni Trabëll. Trashëgimia: 12 milionë dollarë. Manjatja e pasurive të patundshme, Leona Helmsli la qëllimisht me gisht në gojë 2 nga nipërit e saj.

5- Macja Bleki. Trashëgimia: 12.5 milion dollarë. Tregtari britanik e veprave të artit Ben Rea, bëri bujë në media me testamentin e tij në vitin 1988.

4- Maçoku Tomazo. Trashëgimia: 13 milionë dollarë. Pronarja Maria Asunta, ishte e veja pa fëmijë e një biznesmeni në fushën e ndërtimit.

3- Qentë Luk, Lejla, Sadi, Sani dhe Loren. Trashëgimia: 30 milionë dollarë. Ato janë qentë e moderatores së famshme amerikane Opra Uinfri. Ajo është ende gjallë, ndaj ata duhet të presin për paratë.

  1. Shimpanzeja Kalu. Trashëgimia: 70 milionë dollarë. Vajza e një konteshe britanike, Patrisha O’Nil, ishte e fiksuar pas kafshëve. Por Kalu, ishte i preferuari i saj.

  1. Qeni Gynter III. Trashëgimia: 80 milionë dollarë. Pronarja ishte Karlota Libenshtajn, dhe testamenti hyri në fuqi me vdekjen e saj në vitin 1992.

TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...