Komisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. Në përfundim të takimit Hahn ka shkruar se takimi me Sorecan është organizuar para raportit të pranverës për Shqipërinë.
Në postimin e tij, nuk kursen edhe mesazhin ndaj politikës shqiptare ndërsa shkruan se reformat këtë javë janë vendimtare.
“Shumë mirë të flasim me njeriun tonë ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, përpara raportit të pranverës. Është thelbësore që të gjitha forcat politike në vend të punojnë së bashku për stabilitetin dhe reformat në këto javë vendimtare, në interest të qytetarëve shqiptarë.”-shkruan Hahn.