Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kokainë nga Laçi në Tiranë/ Arrestohen 5 persona, mes tyre një femër

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kanë rënë në pranga të policisë pesë shtetas, të cilët dyshohet se sillnin kokainë nga qyteti i Laçit për ta shitur më pas në Tiranë.

Janë arrestuar shtetasit: Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç; M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras; A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;  A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok; dhe E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.

Sipas njoftimit të policisë, të arrestuarit janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamëz dhe janë ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin mjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; dy automjete dhe gjashtë aparate celular.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “STAFETA”.

Në pranga pesë shtetas që në bashkëpunim, shisnin në kryeqytet në bazë klientele, lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë të cilën e sillnin nga qyteti i Laçit.

Sekuestrohet lëndë narkotike e llojit kokainë, automjete e aparate celular.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në kuadër të operacionit policor të koduar “STAFETA”, arrestoi në flagrancë shtetasit:

– Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç;

– M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras;

– A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

– A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok;

– E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, dyshonte se shtetasi Gj. D., me banim në Laç, në bashkëpunim me shtetasit M. P., A. L., A. N., dhe E. D., tregtonin dhe shisnin në kryeqytet me porosi klientele, lëndë narkotike të llojit kokainë të cilin e sillnin nga qyteti i Laçit.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke qarkulluar me dy automjete në rrugën e “Valiasit” në Kamëz dhe janë ndaluar për kontroll. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti në njërin mjet një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 249.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë; dy automjete dhe gjashtë aparate celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

————————————-

Po gjatë ditës së djeshme, në vijim të punës së tyre për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjse së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja arrestoi në flagrancë për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, shtetasin :

– Xh. N., 22 vjeç, banues në Laç

Në aksin rrugor për në “Rinas” është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin Xh. N., dhe pasagjer shtetasin D. N., 27 vjeç, ku gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e kroskotit është gjetur një qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

37.7 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis; aparat celular dhe automjet.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë për “Moskallzim krimi” pasagjeri D. N.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Tags: arrestohenkokaineLacShisnintirane

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

"Veliaj nuk i mbajti premtimet", autobusët 'makthi' i qytetarëve

"Janë lënë në harresë"/LSI fajëson qeverinë: I shikon fermerët si mjet për ta vjeluar

Punonjësi i Bashkisë i thyen telefonin qytetarit, ja çfarë bën Lindita Nikolla (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com