Përgjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë 7 vendime.
KLP ka njoftuar përfundimin e mandatit për anëtarin Arben Dollapaj.
Raportohet se në Lushnjë është përcaktuar përkohësisht Arben Dyla, i cili do të drejtojë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnjë deri më 30 qershor.
Ndërsa Kreshnik Ajazi është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan deri më 25 qershor.
Ndërkohë ish-Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku rikthehet për të drejtuar hetuesinë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë deri më 30 qershor. Për të njëjtën periudhë kohore edhe Violeta Shkurta do të drejtojë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier, shkruan “abcnews”.
Hetuesja Alma Bramo do të drejtojë Prokurorinë e Durrësit deri më 28 qershor, ndërsa Rita Gjati do ndjekë zhvillimet në hetuesinë e Kukësit deri më datë 26 po ashtu të muajit qershor.