Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

8 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë
Zëvendëskryeministrja Balluku dhe Kumbaro në aksin rrugor Berat–Ballaban, ja kur përfundon

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë inspektuar kantierin e aksit rrugor Berat–Ballaban, ku punimet janë avancuar ndjeshëm në të gjithë gjatësinë e rrugës.

“Rruga është totalisht e dukshme. Nga Këlcyra drejt urës së Ballabanit për t’ju drejtuar Beratit, po shikoja që është bërë punë shumë e mirë, përsa i përket skarpateve, të cilat janë pothuajse të gjitha të përfunduara. Ka zona ku po punohet akoma. Nga i gjithë informacioni që kam për sa i përket këtij segmenti nga ana e Beratit në lotin 1 dhe 2 ne kemi nisur dhe shtrimin e asfaltit,” tha Balluku

Drejtori i projektit th se janë realizuar më shumë se 50% e punimeve fizike dhe u shpreh se synimi është që brenda këtij viti aksi të jetë i aksesueshëm për automjetet.

Që prej fillimit të punimeve, ky projekt ka nisur të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës, ku shumë banorë kanë investuar në ngritjen e bujtinave të para.

“Kur ende nuk ishte hapur traseja në zonë kanë filluar iniciativat e para të turizmit. Unë nuk e shikoj vetëm si një aks të rëndësishëm për banorët e zonës, padyshim për zonën e Ballabanit, por është shumë e rëndësishme për të gjithë aksin Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj që e lidh me Beratin përsa i përket turizmit”, tha Kumbaro.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky projekt, i cili prek dy qarqe dhe disa bashki, jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, por do të ketë një ndikim të gjerë në zonë, e cila ka potenciale të mëdha bujqësore dhe turistike.

“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës, për të rritur volumet e shkëmbimeve bujqësore, për të lehtësuar fëmijët që shkojnë në shkolla, shkëmbimet midis fshatrave ku rruga kalon, pasi kjo është një rrugë që kalon në tre krahina të rëndësishme, siç është Përmeti, Skrapari dhe Berati. Ndërkohë që ne projektonim, ndërkohë që u bë procedura, u hap kantieri, ndërkohë që ne jemi duke ndërtuar rrugën ka përparuar shumë iniciativa individuale e banorëve të zonës për të bërë agroturizëm,” nënvizoi Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi se është e rëndësishme që kantieri të përfundojë brenda muajit tetor, duke paralajmëruar që rruga do të jetë një arterie e rëndësishme për turizmin duke nisur nga viti i ardhshëm.

TË LIDHURA

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

22:21 | 16/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash
Aktualitet

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…
Aktualitet

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Next Post
I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë

Trajneri i Burnleyt tregon për gjendjen e Armando Brojës: S’dua të rrezikojmë

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar

U kap me k*kainë në makinë, arrestohet në Itali 25-vjeçari shqiptar







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com