Deputeti Myslim Murrizi thotë se opozita parlamentare mund ta mbështesë marrëveshjen e 5 qershorit nëse i mbushin mendjen.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, Murrizi sqaroi se do ta votojnë marrëveshjen e arritur mes palëve për Reformën Zgjedhore, nëse marrin garancitë e duhura.
“Ekspertët thanë që edhe nëse në datë 30 votohen ndryshimet nuk preket asnjë nga marrëveshja e 5 qershorit. Nuk shoh ndonjë gjë pse nuk vijnë për ta adresuar. Shqiptarët prej 3 palë zgjedhjesh janë kthyer thjeshtë në votues.
Grupi jonë për marrëveshjen e 1 qershorit është shprehur me firmë që nuk e voton, por do ndryshojmë mendje vetëm se na mbushin mendjen, nëse marrim garancitë e duhura. Po ti vëzhgoni sado pak gjithë darkën i keni bashkë vetëm orari i gjumit i ndan”, tha ai.
Mbledhja e sotme e Këshillit Politik zgjati vetëm 40 minuta, ndërsa PD dhe LSI nuk ishin pjesë e saj.