E diel, 17 Janar, 2021
-1 C
Tirana

“Kreu i OBSH u ble nga Kina”, Pompeo del me një tjetër akuzë të rëndë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka thënë ligjvënësve britanikë se presidenti i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus është blerë nga qeveria kineze.

“The Times” raporton se Pompeo i bëri këto deklarata të martën në një takim me dyer të mbyllura, ku ishin të ftuar edhe ligjvënësit. Pompeo theksoi se i bazon akuzat e tij në “të dhëna të inteligjencës”, por nuk dha detaje.

Gazeta citon “burime të shumta” të cilët morën pjesë në një ngjarje të mbajtur në Londër të organizuar nga qendra e djathtë e studimit të politikës së jashtme të Shoqërisë Henry Jackson.

“Kur ndodhi pandemia në Kinë, Dr. Tedros … i cili u ble nga qeveria kineze (…)”, nuk mund të them më shumë, por mund të them që kjo që po ju them është e bazuar në burime inteligjence, ka pasur një marrëveshje për zgjedhjen e Tedros”, tha Pompeo.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...