Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Katër persona më kërcënuan në shtëpi”, flet tifozi që u godit me grusht nga Neymar: Dua vetëm…

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Neymar tërbohet pas humbjes së Kupës, godet me grusht tifozin (Video)

Kritika të shumta kanë ardhur në drejtim të yllit të Paris SG, Neymar, pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku braziliani godet me grusht një tifoz të Rennes pas humbjes në finalen e Kupës së Francës.

Duke ngjitur shkallët në “Stade de France” për të marrë medaljen e vendit të dytë, pak minuta pasi Paris SG u mund 6-5 me penallti (e gjithë ndeshja përfundoi 2-2), ai fillimisht e shtyu me dorë telefonin dhe më pas shkëmbyen fjalë. Por situata u tensionua dhe nga pamjet duket se Neymar e godet me grusht në mjekër.

Por ditët pas atij incidenti nuk kanë qenë aspak të qeta për tifozin e Rennes. Nelson, tifozi që u godit me grusht nga Neymar ka thyer heshtjen e tij. Ai ka folur për “L’Equipe” dhe ka treguar ngacmimet e marra, pasi iu bë publike adresa në rrjetet sociale.

“Për t’iu përgjigjur atyre, që më akuzuan se dua të fitoj para me këtë histori, saktësoj se nuk kërkoj asnjë qindarkë, zyrtarisht apo jozyrtarisht. Nëse vërtet do të kisha kërkuar të merrja para nga ky rast, Neymar do më kishte denoncuar menjëherë.

I vetmi person që kam vendosur të padis është kolumnisti Pierre Menes, për komentet që bëri ndaj meje. Ai mund të ketë marrë vetë para të pista për të mbrojtur interesat e një lojtari apo një klubi. As unë dhe as avokati im nuk kemi kontaktuar me PSG dhe Neymar. Unë nuk jam në shitje. Cilido kompensim i mundshëm nuk më mbush me lumturi. Çfarë më duhen këto para, nëse humb nderin tim?

Neymar met une pêche à un rennais pic.twitter.com/uXgU3R2l5Y

— Claude vaillant (@vaillant92100) April 27, 2019

Kërcënimet në shtëpi? Njerëzit e kanë shpërndarë adresën time në rrjetet sociale. Unë jam një person që e dua jetën, por nuk e kam braktisur shtëpinë, pavarësisht kërcënimeve. Vetëm këtë të enjte, katër persona erdhën dhe më kërcënuan, duke më thënë: “Herën tjetër, nëse merresh me Neymar, do të shohësh se çfarë do të të bëjmë. A kam keqardhje për këtë që ndodhi? Sigurisht, më vjen keq për fjalët që janë thënë, por nuk ishte provokim për Neymar. Isha në mesin e tifozëve, po qeshnim, ishim të ekzaltuar nga suksesi i skuadrës sonë.

Tani, sigurisht, kërkoj falje. Fjala vjen, Verratti dhe Buffon reaguan si zotërinj ndaj fjalëve të mia. Neymar nuk duhet të kishte reaguar ashtu, sepse është një profesionist. Kërkoj të takohem me të, që të mund t’i rregullojmë gjërat. Do t’i kërkoj falje dhe të shtrëngojmë duart. A mund ta imagjinoni, nëse unë do ta kisha goditur atë, si kundërpërgjigje?! A mund të imagjinojmë se çfarë do të kishte ndodhur?”

Tags: fletGoditgrushtkaterkercenuanneymarpersonashtepitifozivetem

TË LIDHURA

Napoli kryeson pas 45 minutash, në avantazh edhe Inter, pjesët e para të finaleve “zjarr”
Sport

Napoli kryeson pas 45 minutash, në avantazh edhe Inter, pjesët e para të finaleve “zjarr”

21:53 | 23/05/2025
10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon
Sport

10 skuadra në garë për Cristiano Ronaldon

19:26 | 23/05/2025
“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren
Sport

“Çmendet” Flamurtari, 5 milionë euro buxhet për Superioren

17:42 | 23/05/2025
Next Post
“Gjithçka dashakeqe”, indiani lirohet nga qelia pas 40 ditëve dhe mbyllet në shtëpi

“Gjithçka dashakeqe”, indiani lirohet nga qelia pas 40 ditëve dhe mbyllet në shtëpi

Lufta e Tretë Botërore/ Shqipëria ndër vendet më ta sigurta, lë pas fuqitë e mëdha

Lufta e Tretë Botërore/ Shqipëria ndër vendet më ta sigurta, lë pas fuqitë e mëdha

Tragjike/ 28 të zhdukur për tre vite. Ç’po ndodh në Shqipëri?

Aksioni i RENEA-s te “Komuna e Parisit”, policia jep detajet: Kush është i arrestuari

JU REKOMANDOJMË

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”
Aktualitet

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

by mirseda
22:55 | 23/05/2025
0

Një video që qarkullon nëpër telefona të qytetarëve, ku një vajzë filmon dy të moshuar duke kryer...

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

22:51 | 23/05/2025
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

22:34 | 23/05/2025
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

22:30 | 23/05/2025
“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

“Kllogjeri pas humbjes: ‘Fama s’mjafton, e dija që s’do fitoja!’”

22:27 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com