Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

11 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore
Kopshtet private pa licencë e kushte, ‘minë me sahat’ për sigurinë e fëmijëve

Në nëntor të vitit 2023 emisioni “Stop” në Tv Klan publikoi një rast të dhimbshëm, në të cilin një vajzë 3- vjeçare përfundoi me këmbë të thyer në kopshtin “Stinët” nga edukatorja Majlinda Dehima. Në atë kohë nisi një kontroll i këtyre institucioneve për licencë e kushte. Sipas Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, vetëm përgjatë muajve nëntor-dhjetor 2023 u zbuluan 60 subjekte pa licencë, pjesa më e madhe e tyre në Tiranë, ku përveç gjobave u mor vendimi për mbylljen e menjëhershme.

Edhe në vitin 2024 janë zbuluar dhjetëra subjekte pa licencën e duhur për kopsht. Por, shumë nga këto subjekte kanë ndryshuar fushën e veprimtarisë duke u kthyer në “qendra ditore” ose “shërbime të përkujdesit komunitar” dhe kjo sipas Drejtorisë së Arsimit ka penguar ushtrimin e kontrollit. Shumë të tjera nuk u gjetën fizikisht. Thënë më thjesht, subjektet me shkelje vazhdojnë të funksionojnë si kopshte pavarësisht se kanë një licencë tjetër.

Ndriçim Mehmeti, ekspert i arsimit, thotë se kjo është një mënyrë për të mbyllur sytë ndaj paligjshmërisë. Atë që nuk bëjnë institucionet, e bën “Stop” duke dalë në terren ku zbulon se disa subjekte pavarësisht se punojnë si kopshte, nuk kanë licencë për kopsht ose e kanë për shërbime të tjera.

“Stop” ndalet konkretisht te “Kopshti i Letës” në Don Bosko dhe te kopshti “Erbore” në Komunën e Parisit. Duke u bazuar në listën e kopshteve që gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit, “Stop” pyeti nëse ato zotërojnë ose jo licencën e duhur. Kopshti privat “Borëbardha” në Don Bosko, pasi në QKB ka një licencë për shërbime të përkujdesit komunitar, por në realitet funksionon si një kopsht.

Gazetari: Ju si institucion çfarë licence keni për ushtrimin e këtij aktiviteti?

Mexhina Merkaj: Licencë për kopshtin dhe për çerdhen.Por, për çfarë po e merr ti këtë informacion? Pse jam e detyruar unë ta jap këtë informacion?

Gazetari: Ju, e keni licencën për arsimin parauniversitar apo keni një licencë tjetër?

Mexhina Merkaj: Atëherë, të lutem! E para, po më merr kohë.Ti po bën punën tënde, po edhe unë jam në punën time.

Gazetari: Pra, ta marrim si një përgjigje që nuk e keni licencën? Të largohemi?

Gazetari: Dhe tjetra, ju keni një adresë në rrugën “Jordan Misja” dhe nuk e keni këtu, apo jo?

Mexhina Merkaj: Shiko certifikatën e hipotekës! Të lutem!

Gazetari: Dhe tjetra, nuk e keni… Ah, kjo ishte përgjigja?

Mexhina Merkaj: Faleminderit!

Gazetari: Duhet të keni licencën e duhur, e dashur.

Mexhina Merkaj: Stop! Stop se do të të hedh në gjyq! ( i drejtohet operatorit)

Gazetari: Drejtoreshë, më hidh mua në gjyq! Do më hedhësh mua në gjyq? Që tani! Këtu në rrugë nuk më ndalon dot.

Mexhina Merkaj: Këtu para shtëpisë sime?

Gazetari: Nuk e keni licencën, e dashur!

Për shkak të gjetjeve nga emisioni “Stop” për subjektin “Borëbardha”, Agjencia e Arsimit e gjobiti atë me 10 milionë lekë gjobë për shkak se nuk kishte licencën e duhur, si dhe vendosi mbylljen e menjëhershme të tij.

Inspektoriati i Punës ishte një tjetër institucion të cilit iu drejtua emisioni. Ky inspektoriat gjithashtu gjeti shkelje në kontratat e punës, mosvendosjen në dispozicion e kontratës për mjekun e shkelje të tjera. Ndërsa Inspektorati i Shëndetësisë e gjobiti me 5 milionë, për shkak se subjekti zotëron një licencë në shkelje të ligjit për Inspektoriatin Sanitar./tvklan.al

TË LIDHURA

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

13:19 | 11/04/2026
“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë
Aktualitet

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit
Aktualitet

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Next Post
Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

“Pas ndarjes, Enada Hoxha: ‘Dashuria e njerëzve më shëroi zemrën’”

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”

“Skandal në rrjetet sociale: Vajza filmon dy të moshuar, nis ndjekja penale”







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

by mirseda
13:19 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën...

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

12:35 | 11/04/2026
“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com