Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

“Jo të gjithë ishin të intoksikuar”, mjeku flet për nxënësit e helmuar në Fier

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Mjeku toksikolog, Lulzim Banushi ka folur për gjendjen e nxënësve të gjimnazit “Janaq Kilica”, të cilët u shoqëruan në spital me shenja helmimi.

Në një prononcim për mediat, mjeku dha më shumë detaje në lidhje me situatën, teksa thekson se në përgjithësi rastet nuk ishin të rënda.

Sipas tij, rastet ishin nën mesataren (jo intoksikuar rëndë), ndërsa shton se jo të gjithë pacientët e paraqitur ishin të intoksikuar.

“Nxënësit kanë pasur simptoma si lotim i syve, kolla, me vështirësi në frymëmarrje, por në tërësi rastet nuk kanë qenë të rënda. Janë raste nën mesataren, jo intoksikuar rëndë. Kjo është një lloj lënde që jep efekte negative tek rrugët e frymëmarrjes, si lotimi i syve, teshtima etj. Por janë simptoma që nuk kanë rrezik për jetën. Jo të gjithë pacientët e paraqitur ishin të intoksikuar, për arsye se një pjesë e tyre ishin edhe me shqetësime psiko-emocionale, gjendje stresi dhe ankthi, ndoshta të krijuara edhe nga momenti. Pacientët kanë probleme me gjendjen psiko-emocionale dhe duhet të qetësohen deri në fund”, tha doktori.

Në lidhje me këtë situatë foli edhe drejtoresha e Spitalit Rajonal të Fierit, Nevila Shuke. Ajo tha se në spital janë paraqitur rreth 60 pacientë, 14 prej të cilëve janë akoma nën monitorim nga mjekët.

Nevila Shuke deklaroi se janë marrë të gjitha analizat toksologjike dhe janë çuar për ekzaminim pranë institucioneve përkatëse.

“Nxënësit e parë në Spitalin e Fierit janë paraqitur rreth orës 11.00. Janë paraqitur 30 nxënës. Më pas ka vazhduar numri tek 50 nxënës dhe 10 rastet e fundit kanë ardhur më shumë me simptoma ankthi dhe gjithsej janë afërsisht 60 pacientë, 2 mësuese dhe 58 nxënës. Aktualisht 14 nxënës janë në monitorim. Gjithë stafi i Spitalit Rajonal të Fierit ka qenë i angazhuar për përballimin e situatës. Gjendja e 14 nxënësve që janë në monitorim tanimë është shumë e mirë, ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe për situatën.

Janë marrë të gjitha analizat toksologjike nga instancat e tjera dhe se situata po shikohet nga afër, si në rastin e parë ashtu edhe në rastin e dytë. Janë çuar të gjitha ekzaminimet laboratorike pranë institucioneve përkatëse, të cilat do nxjerrin përfundimet e gjithë situatës”, tha ajo.

Tags: fiergjendjagjimnazihelmimimjekunxenesit

TË LIDHURA

Aktualitet

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

13:52 | 10/06/2026
Aktualitet

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026
Aktualitet

Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet deputetes së PD Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

12:44 | 10/06/2026
Next Post

Meta i kërkoi dorëheqjen, ambasadorja e SHBA takon Etilda Gjonajn

Koronavirusi/ Rëndohet bilanci edhe në Mbretërinë e Bashkuar, 34 raste të reja

"Gjyshja e hekurt", 81-vjeçarja që mposhti koronavirusin në kohë rekord







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Pistoleta 1500 euro dhe kallashnikovë 2500 euro! Trafikim i armëve, kush janë personat e arrestuar

by mirseda
13:52 | 10/06/2026
0

4 persona u arrestuan dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim pasi ishin pjesë të një...

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Nga beteja me kancerin kur ishte vetëm 18 muajsh te Botërori, kush është ylli 23-vjeçar

13:16 | 10/06/2026

Konferenca e Kryetarëve, Balla i përgjigjet deputetes së PD Zogjtë e bufit duan të duken si flamingo

12:44 | 10/06/2026

Mungesa e avokatëve shtyn seancën për Veliajn, gjykata pezullon afatet e paraburgimit

12:34 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com