Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se ku do të shërbejnë mjekët e infermierët, të cilët do ti gjenden pranë popullit italian.
Në këto ditë të vështira për Italinë, një ekip mjekësh nga Shqipëria u nisën për në Itali, për të dhënë edhe ata kontributin e tyre, për të gjithë italianët të cilët janë në luftë me jetën.
Teksa i ka përmendur me emra, e duke mos e fshehur krenarinë, ministrja Manastirliu ka zbuluar se bluzat e bardha do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga COVID-19 në Itali.
Statusi
Ornela, Alma, Erisela, Ermali, Orgesti, Bledi, Erxhymenti, Doina, Andriana, Lindita, Qazimi, Alma, Juliani, Serxhio, Kristiani, Suela, Eraldi, Evani, Albani, Manjola, Arjani, Eduart, Korabi, Ermali, Alfonsi, Ardit, Ervis, Almarin, Elisabeta, Blerim jeni #krenaria jonë??
10 mjekët dhe 20 infermierët tanë do të shërbejnë në spitalin e Brescias, në një prej zonave më të goditura nga #COVID-19 në Itali❗️
#FORCA
#JEMIMEJU ????