Edhe pse situata nga koronavirusi në Itali duket të jetë qetësuar, vendi vijon të shënojë një numër relativisht të lartë viktimash.
Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka shënuar 85 viktima, tre më pak se një ditë më parë. Kështu shkon në 33,774 numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Itali.
Një rritje ndjeshme është vënë re edhe në shtimin e rasteve të reja. Dje u shënuan vetëm 177 raste të reja, ndërsa sot u regjistruan plot 518 raste.
Me më shumë se 234 mijë raste të konfirmuara, Itali renditet e gjashta në listën e vendeve më të prekura nga koronavirusi, pas SHBA-ve, Brazilit, Spanjës, Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Rreth 37 mijë raste janë ende aktive në vendin fqinj, ndërsa 316 persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.